Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 14:35 Përplasje te Ministria e Arsimit, i vihet flaka kazanëve të mbeturinave, gurë drejt godinës Te Ministria e Arsimit protesta ka përfunduar në përplasje. Protestuesit e Partisë Demokratike u grumbulluan te Ministria e Arsimit, aty ku u njoftuar edhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Besnik Bisha: Amaneti i Gjergj Xhuvanit për filmin shqiptar

Kultura E mërkurë, 29 Shtator 2021 14:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ishin të paktë ata si Gjergj Xhuvani, që i çelën rrugën kinemasë bashkëkohore shqiptare. Një rrugë plot sfida, pasion dhe sakrifica të mëdha ka qenë ajo e regjisorit pas vitit 1991, kur ish kinostudioja “Shqipëria e re” u la në mëshirë të fatit nga institucionet e tranzicionit dhe nisi shpejt degradimi i saj. Kineastë të njohur, regjisorë dhe aktorë me emër të madh, u demoralizuan dhe nuk e patën të lehtë të përshtateshin menjëherë me zhvillimet e kinemasë moderne, rrëfen regjisori Besnik Bisha në një intervistë për “Shqiptarja.com”. Besnik Bisha flet më tej për rolin e madh të regjisorit Gjergj Xhuvani në modernizimin e kinemasë shqiptare, duke u shprehur në mënyrë figurative se “vepra dhe ëndrrat e Gjergj Xhuvanit për zhvillimin e filmit kinemanë shqiptare janë edhe amaneti që ka lënë pas…”

Nëse e kujtojmë një pjesë të karrierës së regjisorit Gjergj Xhuvani, që nga vitet ‘92-’93, kur ish Kinostudioja “Shqipëria e re” po shpërbehej, mendoni se ai ishte një nga të paktët prej brezit tuaj të kineastëve, që e bëri të rezistojë filmin shqiptar?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 18 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 22 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

-Janë disa nga ata që rezistuan në atë kohë. Sigurisht që ishte Gjergj Xhuvani, ishte Fatmir Koçi , Artan Minarolli e Petrit Ruka, apo edhe Kujtim Çashku, si dhe unë që pata bërë filmin “Zemra e nënës”. Ju kujtoj më parë se Gjergj Xhuvani pati bërë filmin “Shtëpia e humbur”, Fatmir Koçi pati bërë filmin “Nekrologji”. Dhe kështu vijuan më pas me filmin “Plumba prej plasteline”, që e bëri Artan Minarolli me Petrit Rukën si bashkautorë. Këto prodhime filmike, bënë që të rezistojë fillimisht kinostudioja, e pastaj të rezistojë vazhdimësia e filmit, edhe kur kinostudio nuk ishte më. Gjergj Xhuvani riktheu besimin edhe të shtetit, edhe të institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë, që kinemaja mund të vazhdojë jetën dhe nuk mund të shkatërrohet, siç u shkatërrua një kinostudio. Kineastët që nuk ishin shumë të vjetër në atë kohë, pasi ishin lodhur dhe u gjendën të papërgatitur se çfarë kërkonte kinemaja e kohës , nuk mundën të vazhdonin. Mbetëm ne, që ishim në vrullin për të bërë filma, dhe kështu krijuam një lloj hapësire të tillë, që si ta quash, na e krijuan ata këtë hapësirë dhe neve nuk e lamë bosh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A ka në kuptimin simbolik një amanet të nënkuptuar apo një ëndërr të lënë në mes të mikut dhe kolegut tuaj Gjergj Xhuvani për filmin shqiptar?

-Amaneti i tij i parë është vepra. Është dëshira e tij për të mos u mbyllur kinemaja, është dëshira e tij e madhe që të bëhej një shkollë e kinemasë me parametra. Ne që më 1905-n nisëm të punonim si pedagogët e parë të kinemasë. Gjergji u jepte mësim studentëve Analizë Filmi dhe Regji dhe unë jepja gjithashtu Regji Filmi. Pra, ishte një koincidencë, që njohja jonë ka qenë paralele në krijimtari dhe në pedagogji. Ne kemi qenë miq, shokë në festival, por gjithnjë kemi qenë prezent në kinemanë e kohës sonë, por Gjergj Xhuvani kishte një gjë që unë nuk e kam…Ai ka një aktivitet më të shpeshtë. Ka më tepër filma se mua. Kishte plot ëndrra. Në ditët e fundit më ka treguar se do të ikte në Itali për ta mbyllur filmin “Liqeni im”, sepse ishte i pakënaqur, siç më thoshte për disa elementë si muzika, etj. Por, po më thoshte se ndihej shumë i lodhur. “Mezi pres ta mbyll këtë film e të çlodhem pak”, më tha.

Realizimi i filmave, ka qenë një pasion që e ka shoqëruar që në fillim Gjergj Xhuvanin apo është nxitur në fillimet e tij nga i ati, skenarist dhe shkrimtar i njohur?

-Dëgjo, ne nuk vijmë nga hiçi dhe shkojmë nga hiçi. Historia e filmit shqiptar pa diskutim ka pasur mbështetjen e paraardhësve. Dhimitër Xhuvani ka qenë një mbështetje e fuqishme, por ai merrte parasysh edhe konsultat që bënte ai me personalitetet e tjera të kinemasë apo me aktorë të njohur. Për Xhuvanin, diskutimi dhe bashkëpunimi me një artist të vërtetë ishte një favor për të. Por Gjergji, edhe përpara bashkëpunimit me babanë, kishte nisur të shkruante vet skenar nga dora e tij, dhe ka 30 vjet që e ushtron këtë profesion, falë talentit që pati. Unë nuk jam një studiues i saktë i kinemasë, por po flas për fakte që sjell sot në ditën e lamtumirës së tij në memorien time, them atë se çfarë mbaj mend nga udhëtimi i Gjergj Xhuvanit në botën e filmit. Ai në fillimet e tij ka bërë filmin “Dashuria e fundit”, që ishte edhe filmi i tij i parë me metrazh të gjatë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Përplasje te Ministria e Arsimit, i vihet flaka kazanëve të mbeturinave, gurë drejt godinës
Para 1 minute

Përplasje te Ministria e Arsimit, i vihet flaka kazanëve të mbeturinave, gurë drejt godinës

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet
Para 4 minutash

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 50 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 1 ore

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 17 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 17 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 20 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.