Bestselleri më i mirë erotik i Papa Piut II
Trilleri më seksual dhe më erotik i shekullit XV, u shkrua nga askush tjetër përveçse vetë Papës. Para se të bëhej kryeprift suprem i Kishës Katolike, Piu II ishte i njohur për poezi të tilla, që duheshin me elegancë “lehtësisht pornografike”. Por veprat e tij më e njohur, ishte një roman i quajtur “Përralla e dy dashurive”.
Nëse do të ishte botuar sot, ai libër tejet erotik do të shitej i ambalazhuar në një qese plastike në një raft jashtë arritjes së fëmijëve, dhe në paradën e vajzave Playboy. Romani i Papës, flet mbi 2 të dashuruar që njihen gjatë një funerali, duke i hedhur njëri-tjetrit shikime flirtuese mbi kufomën e një të vdekuri.
Edhe pse gruaja është e martuar, ata fillojnë një lidhje jashtëmartesore pas krahëve të bashkëshortit të saj. Papa e pranoi se romani ishte të paktën pjesërisht autobiografik. Qarkulluan zëra se brinari në këtë histori ishte Mariano Sozini, ai që e botoi librin.
Kjo do të thotë se Papa i ardhshëm ia dha botuesit të tij një libër, që fliste për mënyrën se si po flihej me gruan e tij. Pasi u bë Papë, Piu II u përpoq të gjente dhe digjte çdo kopje të romanit të tij, por nuk pati asnjë dobi. Libri ishte shndërruar tashmë në një bestseller, dhe tanimë që autori që ishte bërë njeriu më i shenjtë në Kishën Katolike, ekzistonte nga një kopje në çdo shtëpi. / bota.al