”Biri” i Flutura Açkës, libri më i ndjerë dhe më personal i shkrimtares
Kur një grua humb burrin quhet “e ve”. Kur një burrë humb gruan quhet “vejan”. Por si mund ta quash një nënë që humb birin e saj. “E pabir” e ka quajtur veten Flutura Açka. Në librin e saj më të thellë , më të ndierë e më personal “Biri”.
Çfarë ka ndryshe ky libër?
Është një libër personal, autobiografik mund ta thuash. Megjithëse mua më ka ardhur në formën e një fiction-it. Një lexues që nuk më njeh, që muk e ka idenë e personazheve të këtij libri mund ta lexojë edhe si roman.
Ka qenë i vështirë procesi kur e keni shkruar?
Kanë qenë dy vjet të nje eksplorimi brenda meje. Cdo nënë ne raport me fëmijën e saj qoftë vajzë apo djalë ka marrëdhënie instiktive. Në rastin e tim biri ishte edhe një dimension tjetër që ishte marrëdhënia intelektuale. Ndoshta kjo marrëdhënia e dytë e mbajti të parën dhe më krijoi mundësinë që unë të eksploroj mbi këtë marrëdhënie dhe të sjell këtë libër.
Ju e keni thënë aty që ka qenë një proces i vështirë, sepse ju është dashur të vrisni nënën për të mos cenuar shkrimtaren, kundrejt një publiku që nuk do diçka thellësisht personale.
Askush nuk do të donte një libër mbytës. Që s’ke dëshirë ta çosh deri në fund. As unë vetë si shkrimtare nuk do të doja të mblidhja dëshpërim, të mblidhja mëshirë, të mblidhja keqardhje. Do të doja në këtë libër të shpjegoja një gjë ekzistenciale. Pavarësisht se për ne prindërit që kemi humbur fëmijët duket sikur nuk kemi të ardhme. Ne mund ta pranojmë qe kemi një të ardhme. Kemi detyrën për të mbajtur gjallë kujtimet.
/Top Channel/