FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Botimi për Skënderbeun, revista Muzeologjike ka një numër special

17 janari shënon datën e ndarjes nga jeta të Heroit Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Kjo është edhe një arsye më shumë që nr i tetë revistës Studime Muzeologjike që i kushtohet figurës së tij, promovohet këtë të enjte. ”Nëpërmjet këtij botimi ne po mundohemi të lemë një shenjë në historigrafi në skënderbeiane. Në zhvillimin dhe në studimin multidisiplinar të gjithë kësaj tradite”, tha Dorian Koçi.

Skënderbeu, miku i virtytit dhe jo i fatit, është kthyer në objekt studimi apo debati nga shumë historianë dhe studiues përtej kufijve. Por interpretimet në lidhje me prejardhjen e tij, shpesh janë shndërruar në keqinterpretime. ”Po shikoja një intervistë që kam dhënë me autorin e librit për Skënderbeun Oliver Schmit në 2009. Ai e thotë shumë qartë që Skënderbeu dhe babai i Skënderbeut as nuk e kam thënë dhe as nuk është serb”, tha Sylë Ukshini, ambasadori i Kosovës në Shqipëri.

Duke ju përmbajtur këtij numri special të Revistës Muzeologjike, kumtuesit kërkojnë një vazhdimësi të kësaj tradite, duke u shtrirë edhe në tema të tjera. ”Mbi 250 faqe produkt shkencor me referenca, dokumentacion të saktë dhe besoj që do të jetë edhe si shembull për prodhime të tjera të kësaj natyre”, tha Ardian Muhaj, akademia e shkencave albanologjike. Kjo revistë vjen edhe pas Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Ku nëpërmjet ekspozitave, kumtesave shkencore dhe sjelljes së një sërë albanalogësh u synua të kthehej vëmendja për figurën e tij përtej kufijve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?