Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Botohet libri “Histori në Polifoni” i poetit Muhamet Tartari

Kultura E mërkurë, 2 Shtator 2020 13:37
Botohet libri “Histori në Polifoni” i poetit Muhamet Tartari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Muhamet Tartari

Muhamet Tartari

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Polifonia labe, kjo vlerë e paçmuar e kulturës shqiptare dhe pasuri botërore e UNESCO-s, u zhvillua, përpunua e pasurua në gjysmën e dytë të shekullit XX në saje të punës së madhe të poetëve, rapsodëve, këngëtarëve e valltarëve të kësaj treve. Krahas zhvillimit të këngës e valles labe në habitatin e saj natyral, studime të ndryshme kohë pas kohe kanë dokumentuar segmente të jetës së kësaj kënge.
Së fundi, sheh dritën e botimit për lexuesin libri “Histori në Polifoni” i poetit të Labërisë Muhamet Tartari. Ky libër, përmbledh një pjesë të një pune mëse 45 vjeçare të Tartarit në fushën e polifonisë labe, kulturës dhe arsimit. Libri sjell studime, ese dhe këngë të cilat trajtojnë një rrafsh historik që nga kryengritja e jugut kundër Tanzimatit, në mesin e shekullit të XIX, deri tek zhvillimet në fushën e arsimit pas Luftës së Dytë Botërore. Libri fokusohet në këngët e vjetra të Labërisë, të cilat u bëjnë dritë ngjarjeve më të mëdha historike të kësaj zone e më gjerë. Këto këngë edhe valle, janë dëshmitare të ngjarjeve të mëdha, në një kohë kur populli ynë ruante gjuhën e kulturën e tij përmes gojëdhënave. Ishte koha kur pushtimi osman, e ndalonte gjuhën dhe shkollat shqipe. Kënga e vallja labe, ishin pjesë e “arsenalit” të luftës, ishin bashkëluftëtare dhe historiane. Një theks i veçantë në këtë botim, vendoset në Luftën e Vlorës më 1920, duke përkujtuar përmes studimeve në këtë 100 vjetor figurat më të rëndësishme të asaj epopeje.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25
Kopertina e librit “Histori në polifoni” i autorit, Muhamet Tartarin

Kopertina e librit “Histori në polifoni” i autorit, Muhamet Tartarin

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në pjesën e dytë, autori fokusohet tek figura të ndryshme, të pushkës e penës, të valles e këngës, që dhanë kontributet e tyre në mëse dy shekuj për zonën e Labërisë. Në pjesën e tretë, shohin dritën e botimit tekste të poezive, këngëve e valleve labe të poetit Muhamet Tartari, që u kënduan në gjysmë shekulli nga grupet polifonike më në zë të trevës së Labërisë e deri tek Ansambi Kombëtar i Këngëve e Valleve, Ansambli i Ushtrisë etj.
Libri vjen me redaktimin e studiuesit të trevës së Labërisë, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe si dhe me hyrje të akademikut Prof.Dr. Vasil S. Tole dhe botohet nga Shtëpia Botuese Toena.
“Para se faqet e kёtij libri tё ishin sё bashku, ato ishin tё shpёrndara fije-fije si pjesё e peizazhit kulturor qё Muhameti formoi me talentin, jetёn dhe veprimtarinё e tij krijuese mbi 50 vjeçare pёr njerёzit. Prandaj ato vijnё tek ne ashtu siç vijnё flora dhe fauna erёmirё e natyrёs shqiptare, tё cilat sjellin me vete gjithё elementet e botёs krijuese qё ka pёr autor Muhametin”, shkruan në hyrjen e botimit Prof. Tole, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave.
Prof. Gaçe shkruan se poeti popullor Muhamet Tartari, e pasuroi më tej traditën e hershme të këngës dhe valles vranishiote, në vitet ’70 të shek. XX, i dha një vulë të re. “Në krye të grupit polifonik dhe valltarëve virtuozë të këtij fshati, ai shtegtoi për katër dekada nëpër skenat e festivaleve folklorike në Vlorë, Gjirokastër, Lezhë, Berat, por edhe në një varg vendesh europiane: Greqi, Kosovë, Francë, Turqi, Moldavi, Gjermani, Holandë, Itali e gjetkë, ku shfaqi vlerat e rralla të polifonisë labe. Në këtë pasuri të çmuar, ai ngriti mbi 800 tekste këngësh, jo vetëm për grupin polifonik të Vranishtit, por edhe për mjaft grupe të tjera në Mesaplik e Lumin e Vlorës, Himarë, Kurvelesh, Gjirokastër, Zagori, Mallakastër e deri në Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore në Tiranë.”
Poeti i Bregut, Lefter Çipa e vlerëson kështu punën e Muhamet Tartarit: “Muhamet Tartari është poeti – artist i shquar i Labërisë së Madhe. Krijimtaria e tij poetike është aq e dallueshme sa krijimet më të mira të poetit të Luftës së Dytë Botërore nga trevat tona, Memo Meto. Talenti i tij për mishërimin e teksteve poetike në vallen magjike të Vranishtit, është një majë e pakapshme suksesi në këtë një qind vjetësh të fundit. Në artin e Fosforinës Vënçe Labe, Muhamet Tartari është pagëzuesi më i shquar i valles burrërore.”
Koha Jonë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.