Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Busti i Fan Nolit dhe shtatorja e Donika Kastriotit qesharake dhe fyese

Kultura E martë, 1 Dhjetor 2020 20:59
Busti i Fan Nolit dhe shtatorja e Donika Kastriotit qesharake dhe fyese
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Muharremi*

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këto ditë u bë bujë dhe një ortek pozitiv rreth shtatorëve të shëmtuara, jo proporcionale, me gabime amatoreske shkollore ( proporcionet e sakta trupore anatomike) të turpshme, fyese ndaj figurave të shquara siç është Skënderbeu dhe Adem Jashari. Shtatë milion shqiptar reaguan për të mirën e tyre, fëmijëve të tyre dhe kombit. Një e keqe u koorigjua, u hoq shtatorja e Adem Jasharit e punuar nga flokëtari Alban Buxhovi në Prizren. Skënderbeu i kryqëzuar jo për fajin e tij, por për mos përgjegjësinë dhe respektin ndaj kufizimit historik, shkencor, letrar, filozofik dhe artistik, nga skulptori Sinan Alija, fitoi imazhin e një çobani me trup hollak e me defekte amatoreske shkollore që nuk të jep ndjenjën e udhëheqësit ushtarak, strategut dhe intelektualit ose luftëtarit ballë për ballë, e dënoi veten nga populli. U hodhën me tonelata gur dhe mallkime mbi të sepse gjesti, karakteri dhe shpirti i tij nuk zbritën nën atë tul dhe eshtra. Më kot mbrohet ajo figurë e shëmtuar sepse i mungon çdo element artistik, kur them artistik nuk të bënë të ndjehesh fare mirë, e këtë qëllim e ruan në vete me shekuj çdo vepër arti.
Nuk janë vetëm këto dy vepra të cilët duhet t’i vrojtojmë me kujdes me syrin e tretë, është busti i Fan Nolit i vendosur në Tiranë. Me një qëndrim jo natyral, fytyrë të pa detajuar, karakter të përhumbur ngjashmëri të mangët e si duket skulptori nuk është munduar të rrokë këtë element dhe ikën nga përgjegjësia e ngjshmërisë fizike pra karakterit, reflektimit të syve, pozicionit të mendimit, shikimit origjinal të Nolit. Ai ose nuk i njeh rregullat skulpturës në hapësirën publike që shfaqë një rikujtim të figurës së famshme, ose kërkon të paraqes diçka më shumë, t’i nënshtrohet kompozicionit gjysmë gjeometrik, pra tenton ta modernizoj figurën duke mbyt karakterin e Nolit. Po ta heqim emrin nga ky bust, identifikimi nuk do të ekzistojë. E kam fjalën që busti duhet të ngarkohet me elemente shoqërore, politike sepse vet Noli ishte shtetar, publicist, letrar, prift, diplomat dhe historian i njohur. Koka e kthyer kah qielli shpreh vetëm një moment gjysmak të petkut të priftit, ndonëse tendeca për krijim vetanak personal e rëndon, e shtyp dhe e vret figurën e Nolit, pra me fjalë të tjera, skulptura është qesharake dhe e shëmtuar, nuk të krijon asnjë ndjesi artistike estetike.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 18 orësh
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25


Në fund çdo vepër arti veçanërsisht shtatoret publike duhet t’i referohen pikës së parë ndjesisë, ta tërheqin vëmendjen me gjestin, kompozionin, detajet, linjat, vëllimin, bazamentin, komunkimin me hapësirën. Andaj, ky bust duhet të rrënohet e të krijohet nga e para me ngjashmëri dhe me elemente artistike.
Shtatorja tjetër e shëmtuar e cila u zbulua vitin e kaluar në qytetin e Vlorës është ajo e Donika Kastriotit gruas së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut. Kjo shtatore duket shumë qesharake sidomos fytyra e saj të cilën e kanë quajtur si fytyrë nga personazhi i filmit vizatimor Shrek, pra Fiona e Shrekut. Deformimet e shumta të fytyrës, paqartësi te pjesa e syve, gojës së shtrembër, qafës së gjërë e të deformuar, nxjerrë në pah një imazh qesharak dhe fyes ndaj figurës së Donikës. I mungojnë elementet e Dukeshës, princeshës. Ajo në skulpturë ka një shikim të paqartë, buzëqeshje të pa arsyeshme dhe asgjë nuk i shkon këtij personazhi. Si duket skulptori ka qenë i verbër derisa e ka punuar këtë skulpturë.
Çdo shtatore ose bust që vendoset në hapësirë publike duhet të filtrohet përmes komisionit profesional, ngaqë Shqipëria dhe Kosova po vuajnë nga kitchi i shëmtirave të skulpturave të cilat çdo muaj po krijohen nga njerëz jo kompetentë.
*Kritik i artit

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.