FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Butrinti mes propozimeve në kuadër të Programit Interreg “Balkan-Mediterranean 2014-2020”

Në kuadër të Programit Interreg “Balkan-Mediterranean 2014-2020”, përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës, morën pjesë në takimin teknik me partnerë të projekt propozimit MoNa “Monuments in Nature: A Creative Co-existence”.

Takimi teknik u drejtua nga partneri lider i projektit “Qendra Europiane për monumentet bizantine dhe postbizantine, Selanik” dhe në të morën pjesë partnerë të tjerë nga Greqia, Bullgaria dhe Qipro.

Takimi u vijua me një konsultim teknik pranë Autoritetit Menaxhues të Programit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka propozuar si rast studimor qytetin antik të Butrintit, pasuri botërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekti është parashikuar të nisë zbatimin gjatë vitit 2019 dhe të vijojë për një periudhë 2-vjeçare. /a.a/ /a.g/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?