Ceremoni për Vitin e Skënderbeut në Lezhë

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte strateg ushtarak dhe burrë shteti i shquar, i cili udhëhoqi luftëra të lavdishme të shqiptarëve kundër pushtimit osman dhe fitoi në beteja të mëdha për 25 vite me rradhë. Ndër figurat më të shquara të kohës së Mesjetës në shek. XV,  ishte pasardhës fisnik i Kastriotëve, një prej familjeve më të njohura shqiptare të asaj kohe dhe principata më e rëndësisshme në mesjetë. Gjergj Kastriot Skënderbeu diti të bashkojë princat shqiptarë në luftë kundër turqve, të krijojë ushtrinë dhe arkën e përbashkët, kryesoi Kuvendin e Lezhës, më 2 Mars 1444, ku krijoi Besëlidhjen e Lezhës dhe të parin shtet të pavarur shqiptar.

Ai bashkëpunoi me sukses me Perëndimin, pati mbështetjen e Papës dhe të Vatikanit, të cilët e quajtën kalorës të Krishtërimit.

“Figura e ndritur e Gjergj Kastriot Skënderbeut, është frymëzuese për cdo shqiptar, por edhe për shkollën 9 vjeçare “Gjergj Kastrioti”, në qytetin e Lezhës, që mban me nder e krenari emrin e tij”, -prononcohet për “Koha Jonë” drejtoresha e shkollës Ermira Bregu.

“Në vigjilje të vitit jubilar të heroit tonë kombëtar Skënderbeu, kjo shkollë, që mban emrin e tij, ka hartuar një kalendar me veprimtaritë që do kryejë gjatë vitit, në bashkëpunim me mësuesit, nxënësit e prindërit“.

Me ndihmën edhe të zv/drejtoreshave Mariola Ndreca dhe Elona Frani, do të zhvillohen: koncert artistik në 550 vjetorin e Skënderbeut, më  17 janar, në pallatin e Kulturës në qytetin e Lezhës, përgatitur nga mësuesja e muzikës Albana Përvathi e më 2 mars, me Besëlidhjen e Lezhës. Veprimtari të larmishme letrare, kulturore, artistike shoqëruar me konkurse, ekspozita, ese, etj.

“Do të vazhdojmë me angazhimin tonë, mësuesve e nxënësve”,-thekson drejtoresha Ermira Bregu. Gjithashtu me projekte e orë mësimore të hapura, shoqëruar me videoprojktorë, me temë: figurën e Skënderbeut të përgatitura profesionalisht e me përkushtim nga mësuesit e lëndëve, me protagonistë nxënësit. Përgatitja dhe prezantimi korrekt e profesional i temës mësimore “Porosia e Skënderbeut” nga mësuesja e përkushtuar e cilkit të ulët në këtë shkollë, Vitore Docaj.”

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është përcjellja tek nxënësit e ndjenjës së atdhetarizmit e patriotizmit si dhe njohja e ngjarjeve e figurave historike e kulturore më të rëndësishme të popullit tone, që kanë të bëjnë me: Skënderbeun, Nënë Terezën, At Gjergj Fishtën e plotë të tjerë. Këtp figura duhet të jenë burim frymëzimi e krenarie për brezin e ri.

Përgatiti: Jak  Rrozhani

SHKARKO APP