Covid-19, bie numri i vizitorëve në kalanë e Krujës
Pandemia e Covid-19, ka sjellë një ulje të ndjeshme të vizitorëve në kalanë e Krujës. Muzeu historik dhe ai etnografik vazhdojnë të tërheqin pushues nga vende të ndryshme. Edhe pse të paktë në numër, historia dhe pamja që të ofron vazhdon të tërheq vizitorë të huaj.
Drejtori i muzeut, Medi Hafizi shprehet se synimi për këtë vit ishte rritja e numrit të vizitorëve por për shkak të pandemisë numri i rezervimeve ka rënë ndjeshëm.
Të dielën një grup vizitorësh nga Kina dhe nga Bullgaria janë njohur nga afër si me historinë e heroit kombëtar Skënderbeu, por dhe me muzeun etnografik, ku shfaqen traditat e veshjes por dhe të jetesës së shqiptarëve