Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dëshmi bindëse e pasurisë së gjuhës shqipe

Kultura E hënë, 30 Nëntor 2020 14:06
Dëshmi bindëse e pasurisë së gjuhës shqipe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dr. Jorgji KOTE –
Prof. Dr. Eshref Ymeri që sapo mbushi 82 Vite është ndër emrat më të njohur në fushën filologjike dhe të përkthimit. Kjo falë përvojës së gjatë si pedagog universiteti, përkthyes i zhanreve të ndryshme, shef i redaksisë së përkthimit në ish – Shtëpinë Botuese « Naim Frashëri » hulumtues i devotshëm dhe intelektual social dhe në këto 20 vitet e fundit që banon në SHBA. Si dhe shumë studentë të tjerë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në vitet 70, jam dëshmimtar i punës së tij si pedagog plot pathos e pasion e më vonë në vazhdimësi me botimin e fjalorëve elitarë në italisht dhe rusisht, si « dominionet » e tij të para.
Këtë ndjesi e krijon sapo lexon Fjalorin e tij frazeologjik anglisht – shqip të botuar kohët e fundit. Me 25440 shprehje frazeologjike dygjuhëshe në 1300 faqe, ai përfaqëson, sipas vlerësimit të ekspertëve më të njohur veprën më të plotë cilësore të këtij lloji; vlerë tjetër e shtuar është shoqërimi i shprehjeve frazeologjike me sqarime dhe shpjegime shteruese, të cilat bëjnë që Fjalori të shijohet dhe si letërsi artistike.
Siç thekson në Parathënien e tij, një nga zërat më prestigjiozë të gjuhësisë sonë krahasuese, Prof. Dr. Rahmi Memushaj « botimi nga një autor i dy fjalorëve në harkun e 12 vjetëve ( më 2007 Fjalori Frazeologjik italisht – shqip) ka qenë një punë e stërmundimshme, të cilën edhe një ekip leksikografësh do ta kishte të vështirë ta përballonte. Pavarësisht nga modestia e autorit, lejohemi të pohojmë pa mëdyshje se këto ndihmesa e bëjnë atë kontribuesin më të madh në fushën e fjalorëve frazeologjikë dygjuhësh dhe një ndër frazeografët më të shquar shqiptarë »
Këtë radhë autori vjen te lexuesit me një fjalor voluminoz shprehjesh frazeologjike, çka përmban shumë më tepër vlera por dhe vështirësi të shumëllojshme. Sepse, veç aspekteve gjuhësore, aty trajtohen me kompetencë dhe zgjidhen një sërë çështjesh të tjera jo të lehta. Dihet tashmë se shprehjet frazeologjike nuk janë thjesht struktura sermantike, por para së gjithash vlera dhe thesare të gjuhës, të cilat pasqyrojnë natyrshëm dhe artistikisht historinë dhe traditat popullore, veçoritë e kulturës dhe mënyrës së jetesës të popujve ku flitet ajo gjuhë, si të Shqipërisë, Britanisë së Madhe, SHBA-ve, etj. Nëpërmjet njohjes dhe përvetësimit të tyre në komunikimin e përditshëm, lexuesit jo vetëm kuptojnë më shpejt, më mirë dhe më thellë, por dhe shijojnët larminë e jetës në të gjitha nuancat dhe ngjyrimet e veta. Si pasuri e gjuhës, frazeologjizmat jo vetëm reflektojnë jetën në shumë rrethana të saj, por dhe nevojën për ta interpretuar, vlerësuar dhe për të shprehur qëndrime ndaj realiteteve të ndryshme historike, politike, ekonomike, sociale, etj.
Për rrjedhojë, jo vetëm përkthyesi, por dhe gjithë të interesuarit në këtë fushë, nëpërmjet shprehjeve frazeologjike në të dy gjuhët, mund të përcjellin shumë më cilësisht zhvillimin e shoqërisë në të dy vendet, duke filluar nga doket, zakonet dhe traditat e tyre më të lashta e deri te arritjet më të fundit në fushat e shkencës, teknologjisë bashkëkohore, internetit, kibernetikës, etj. Në rastin e tanishëm, këto vlera dhe specifika bëhen më të theksuara dhe përkatësore, mbasi bëhet fjalë për shprehje frazeologjike nga gjuha angleze në shqip; dihet tashmë se anglishtja ka gjetur përhapje të madhe në një ekspansion të paparë gjeografik. Për ata që e njohin mirë këtë gjuhë, kjo dukuri nuk shpjegohet vetëm me aspektin politik, dmth me « pronarët « e saj të ligjshëm – SHBA-të, Anglia, etj por dhe me avantazhet dhe lehtësitë e saj të shumta e të mëdha. Ëshë e vërtetë se për shkaqe të njohura historike, anglishtja ka huazuar shumë nga frëngjishtja dhe gjermanishtja; mirëpo, me cilësitë dhe kapacitetet e saj të jashtëzakonshme gjuhësore, ajo i ka shumëfishuar ato fjalë e sidomos fraza dhe semantikën e tyre, veç krijimit të fjalëve dhe shprehjeve frazeologjike tipike angleze që kanë vërshuar kudo në jetën e përditshme në të gjitha fushat, sidomos në teknologji dhe në art.
Kjo larmi dhe pasuri frazeologjike buron dhe nga fakti se ajo është gjuha e titanëve të mëdhenj të letërsisë dhe arteve, në radhë të parë e Shekspirit të madh, dhe gjigandëve të tjerë – Lord Bajron, Milton, Burns, Shelley, Dickens, Mark Tëain, Galsëorthy dhe plot të tjerë. Është gjuha e Çurçillit legjendar që siç thonë « e mori gjuhën angleze, e çoi në beteja dhe e nxorri fitimtare » Veç të drejtës anglo-saksone, Anglia është dhe djepi i futbollit, i muzikës, i Bitëllsave, i trimave dhe betejave legjendare, etj.
Gjithashtu, përvetësimi dhe përdorimi i shprehjeve frazeologjike ndihet shumë si nevojë dhe në fushën e diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, në proceset e ndërlikuara të negociatave, të marrëveshjeve të ndryshme, të ndërmjetësimit në kriza e konflikte, etj. E kam parë shpesh dhe gjatë përvojës time të gjatë si diplomat jashtë vendit se shprehjet frazeologjike, sidomos proverbat, thëniet e urta janë mënyra më elegante për tejkalimin e situatave të pakëndshme gjatë negociatave diplomatike, tregtare, etj, si mënyra më e mirë “për të qetësuar gjakrat” dhe për të krijuar një klimë dhe mjedis më të pranueshëm ndërmjet palëve. Coelho thotë se “ eleganca nuk shfaqet në mënyrën si e përdor shpatën, por sa dhe si e shmang dyluftimin” Ja pse, kjo përbën një barrë të rëndë për përkthyesit dhe negociatorët apo bashkëbiseduesit; sepse të komunikosh mirë në një gjuhë do të thotë të dish të përdorësh me elokuencë dhe shprehjet frazeologjike, proverbat, etj. Këtë temë Profesor Ymeri e ka shtjelluar gjerësisht nga këndvështrimi teorik dhe praktik në dy librat e tij të mëparshëm mbi përkthimin, si art, pasion dhe mjeshtëri. Nga ana tjetër, përkthimi me gojë dhe me shkrim, kuptimi dhe përdorimi i saktë i shprehjeve frazeologjike përbën sfidë më vehte. Sidomos për përkthimin ose përdorimin e frazave të shumta në numër e që nuk janë të barazvleshme me gjuhën e vendit. Sa për ilustrim, kemi parasysh shprehje dhe thënie të urta si “ u dogj nga qulli dhe i fryn kosit” fshati digjet…krihet, “i zoti e nxjerr gomarin nga balta” “ t’i biesh me top” “ sipas vendit dhe kuvendit” dhe shumë e shumë të tjera.
Dihet tashmë se zhvillimi i vrullshëm i teknologjive të informacionit dhe internetit ka krijuar shumë lehtësi dhe avantazhe dhe në fushën e gjuhësisë e përkthimit; veçanërisht lidhur me kuptimin e fjalëve dhe frazave të ndryshme në gjuhë të huaja, përdorimin e tyre të saktë, sidomos në dokumentet zyrtare ku hasen shumë probleme. Gjithsesi, kur njihesh me botime prestigjioze në këtë fushë, sheh se nevojat e mëdha shumëplanëshe dhe sfidat e shumta me të cilat ndeshemi kudo, jo vetëm nuk i kanë « nxjerrë jashtë loje », por i bëjnë dhe më të nevojshme botimet cilësore si ky Fjalor.
Në përfundim, siç pohon Prof. Dr. Hajri Shehu, autoritet nga më të njohurit e gjuhësisë sonë prej dekadash, ky fjalor « është një vepër madhore, që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i prof.dr. Eshref Ymerit. Me këtë Fjalor frazeologjia dhe leksikografia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë dhe leksikografinë angleze » I urojmë nga zemra Profesorit të nderuar Eshref Ymeri vepra të tjera dhe mbi të gjitha jetë të gjatë e shëndet!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 18 orësh
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Etiketat e lidhura

Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.