Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dëshmitë ilire shpesh janë anashkaluar ose tjetërsuar

Kultura E diel, 26 Shtator 2021 11:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Puna mbi 20-vjeçare e Gazmend Çitakut në fushën e kulturës dhe trashëgimisë, bëri që në vitin 2018 të marr nismën për të prekur nga afër disa nga vendet më të rëndësishme për kulturën, historinë dhe kujtesën mbarëkombëtare.

I prekur në ndërgjegjen e tij për lënien në harresë nga institucionet e Malit të Zi të një trashëgimie që sot i përket automatikisht edhe konstelacionit të veprave botërore të trashëgimisë, pas udhëtimeve u ul e shkroi një libër, që e titulloi “Udhëtim në kështjellat ilire të Malit të Zi”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Duke folur për rëndësinë e librit, studiuesi Jahi Kollari thotë se “Hapësirat ballkanike, apo hapësirat e Gadishullit Ilirik (si ne shqiptarët me plot të drejtë ia kemi hatrin t´i quajmë), janë strumbullari, pra, i kulturës së perëndimit e cila më vonë, përmes kolonizimit, u përhap anë e mbanë rruzullit tokësor”. Ndërsa, Çitaku kujton arsyet që e çuan në hartimin e këtij libri: “Kur dikur lexonim libra të ndryshëm historikë, këto vende të rëndësishme, jo vetëm mua, por edhe shumë prej neve, na shtynin t’i imagjinojmë duke mos vrarë mendjen se ishin mu aty, fare pranë, ndërkaq që mos interesi ynë gjithmonë bënte që të anashkalohen dhe të duken të largëta.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Udhëtim në kështjellat ilire të Malit të Zi” përmban në vete shumë informata që kanë qenë të njohura edhe më parë, por ka shumë prej tyre që përmenden për herë të parë.

“Këto jam munduar t’i përcjelli me fotografi nga vendi ku ndodhen apo nga ngjarja që lidhej me to si edhe me referencat e duhura për ata që dëshirojnë t’i studiojnë më thellë këto të dhëna. Fotografitë flasin vetë. Dëshmitë ilire janë kudo, ato vetëm duhen mbledhur dhe sistemuar në mënyrë që informata me shumë lehtësi të mbërrijë te çdonjëri që e intereson kjo lëmi.”, rrëfen Çitaku.

Ai mendon se duke shpërndarë eksperiencën e tij dhe të miqve Naim e Sami Flamuri që e kanë shoqëruar në këtë aventurë, do të pasurojë sadopak dijen e shqiptarëve paraardhësit tanë ilirë, gjurmët e të cilëve gjenden pothuaj në çdo hap që bëhej këtu në Mal të Zi.

“Vlen të theksohet se dëshmitë ilire, me ose pa dashje, shpesh janë anashkaluar ose tjetërsuar, porse gjurmët i kanë rezistuar kohës dhe janë edhe sot e gjithë ditën të prek­shme dhe qëndrojnë madhështore kudo që ndodhen.”, shkruan Çitaku në parathënien e librit.

“Udhëtim në Kështjellat ilire të Malit të Zi”, sipas autorit, është ndarë në dy cikle: Iliria dhe Skënderbeu.

“Libri qëllimisht fillon me Ulqinin, pasi dihet se ky vend është shumë, shumë i rëndësishëm për historinë tonë, vend ku gjetjet arkeologjike janë të shumta, edhe pse të tjetërsuara apo të heshtura e, përse të mos themi që ende nuk janë bërë hu­lumtime të mirëfillta arkeologjike të këtij lokaliteti. Pason Budva ilire, si qendër me rëndësi të lartë arkeologjike. Vend që mendohet se vendosen Kadmi dhe Harmonia dhe mbretërojnë enkelejtë. Vazhdohej me Risanin e mretëreshës Teutë dhe vajtjen tonë atje, si grupi i parë hulumtues që mbase pas 2500 vitesh ngjitet lart, kohë kjo pas rënies së Shtetit ilir nën thundrat romake. Pason Dukla, një vend superfantastik ilir që dikur ka pasur një shkëlqim të paparë dhe njëherit paraqet edhe vendin prej nga vjen Perandori Romak me prejardhje ilire, Diokleciani.”, rrëfen Çitaku.

Shëtitja nëpër kështjellat ilire të Malit të Zi mbyllet me Meteonin e mbretit Gent, kështjellë kjo që shënon rënien përfundimtare të shtetit ilir dhe vendin ku zihen rob të gjallë mbreti Gent me familje dhe suitën e tij mbretërore. Cikli i dytë për Skënderbeun shpalos lidhjen e tij me Malin e Zi. Nis me Kalanë e Skënderbeut në Kepin e Rodonit. Vizita vazhdon në Ishullin Kom, vendin ku pre­het motra e Skënderbeut, Mara Kastrioti.

“Ajo ishte e martuar me fisnikun e Malit të Zi, Stefan Cërnojeviqin dhe së bashku janë të varrosur në një kishë të këtij ishulli, nga i cili ne për herë të parë sjellim fotografi të kohës së re dhe me ngjyra. Libri mbyllet me Cetinën. Është ky një vend i rëndësishëm për historinë e Malit të Zi, por që interes të veçantë ka edhe për ne sepse atë e themeloi Ivan Cërnojeviqi, i cili qe djali i Mara Kastriotit, pra nipi i Skënderbeut.”, rrëfen Gazmend Çitaku. /Shqiptarja/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.