“Deti nuk ka portë”, promovohet libri me poezi i Aleksandër Çipës
Ngricën e shpiku mungesa
Natyra e ktheu në ajër të ftohtë…
Njeriu,
Gjithëherë nën lëkurën e fshehu
Motin e ngrohtë…
Kjo është një ndër poezitë e vëllimit me “Deti nuk ka portë” të gazetarit Aleksandër Çipa që pa dritën e botimit pasi disa vitesh punë dhe frymëzim.
Poezi të zhytura në metafora kuptimplota ashtu si dhe vetë titulli i këtij libri.
Aleksander Cipa: Nuk kumtoj vetëm përmes tekstit, por përmes metatekstit. Janë emocione dhe qasje të meditimit që lidhen me 3 elementët ekzistenciale të botës njerëzore. Të tokës, detit dhe qiellit. Deti edhe në kuptimin ekzistencial ka disa dukuri që jo çdo kush mund t`i verë re.
Shkrimtari Behar Gjoka vendos theksin te poezia e traditës, të cilës Çipa nuk i shmanget dot dhe se poezia është mënyra më e mirë për tu kthyer te vetëvetja.
Vëllimi poetik me 82 poezi i kushtohet jetës në të gjithë spektrat e saj, dashurisë, mallit dhe vdekjes.