Dialogu poetik në gjuhët e botës

Një përvojë e re letrare në shqip dhe në frëngjisht ka nisur në “Théâtre de la Ville” në Paris të Francës.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se ky teatër së bashku me teatrot partnere në Evropë do të sjellë mbrëmje poetike në gjuhë të huaja: greqisht, spanjisht, anglisht, portugalisht, arabisht, rumanisht, shqip, gjermanisht, hungarisht.

Deri në fund të qershorit, drejtpërsëdrejti nga ky teatër mund të dëgjohen në shqip, poezi të shkrimtarëve të njohur shqiptarë, si: Luljeta Lleshanaku, Bardhyl Londo, Ismail Kadare, Ali Podrimja etj, përkthyer nga Alexandre Zotos, Evelyne Noygues.

SHKARKO APP