Dokumentari i kineastes shqiptare Dea Gjinovci shfaqet në Paris

Dokumentari “Réveil Sur Mars” i kineastes shqiptare Dea Gjinovci do të shfaqet më 17 tetor në “Centre Pompidou” në Paris, Francë.

Në këtë projekt artistik, ajo sjell historinë e një familje kosovare në Hornald, një qytet i vogël në Suedinë Qendrore, të cilët përballen me probleme mjekësore dhe të integrimit në shoqëri, Furkani djali i vogël i familjes, me prirje për astronominë mundohet të ndërtojë një raketë për të ikur në Mars me qëllim të shpëtojë familjen e tij nga vështirësitë që po kalojnë.

Dy projektet artistike të Gjinovcit sjellin një origjinalitet duke trajtuar çështjen e emigracionit shqiptar. Në vitin 2017, filmi i parë “Sans le Kosovo” mbi historinë e babait të saj të mërguar në Zvicër është vlerësuar si filmi më i mirë në kategorinë e filmave kombëtar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Dokufest”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?