Dosja e Kasëm Trebeshinës/ Nga lufta te burgu, si u përplas shkrimtari me realizmin socialist

Nga një luftëtar për çlirimin e vendit, në një figurë të përndjekur nga regjimi komunist. Në 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Kasëm Trebeshina, studiuesja Anila Mullahi ka sjellë në vëmendje të dhëna nga dosja e tij, duke treguar qëndrimet e autorit ndaj Luftës Nacionalçlirimtare dhe realizmit socialist.

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Qendra e Librit dhe Shtëpia me Gjethe, Mullahi shpjegoi se në shkrimet e hershme të Trebeshinës pasqyrohen përshtypjet e tij për luftën. Sipas saj, shumë prej atyre që morën pjesë në të ishin nisur me idealin për të mbrojtur dhe çliruar vendin, por më pas, sipas Trebeshinës, tek disa prej tyre u shfaqën dëshira për pushtet dhe interesa personale.

Një tjetër qëndrim i rëndësishëm i shkrimtarit lidhej me letërsinë e realizmit socialist. Studiuesja theksoi se, sipas dosjes, Trebeshina nuk kishte deklaruar qëndrime kundër partisë apo idealeve komuniste, por kritikonte hapur vlerat letrare të realizmit socialist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dosje përfshihet edhe një letër drejtuar Ministrisë së Brendshme, ku Trebeshina shprehte dëshirën për t’u larguar përgjithmonë nga Shqipëria dhe për të jetuar në Zvicër. Po ashtu, dokumentet përmbajnë dëshmi të personave të afërt, të cilët raportonin mbi qëndrimet dhe deklaratat e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trebeshina u largua nga Lidhja e Shkrimtarëve pasi veprat e tij nuk po botoheshin. Në vitin 1953 dorëzoi teserën e partisë, ndërsa një vit më pas u burgos. Sipas rrëfimit të Mullahit, ai e konsideronte veten të lirë edhe gjatë burgimit.

Studiuesja tregoi gjithashtu se një tjetër zhgënjim i madh për Trebeshinën lidhej me kolegët e tij artistë, nga të cilët kishte shpresuar të bashkoheshin për të kundërshtuar sistemin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?