Drama klasike japoneze, Noh magjeps publikun në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodokse

“Manteli me pupla” dhe “Merimanga e tokës” ishin dy pjesët e interpretuara mbrëmjen e së dielës, nga Teatri Japonez Noh, pasuri Jomateriale e Trashëgimisë Kulturore Botërore, UNESCO. Për gati dy orë pjesëmarrësit kanë shijuar interpretimin e artistëve, shoqëruar me instumenta dhe britma. Sinkronizimi, paraqitja skenike mjaft e lartë, kostumet, mbajtën nën emocione publikun që ka shijuar çdo moment të një shfaqje që të kthente sa larg në kohë dhe afër realitetit. Festivali “Takimet Muzikore të Dy Botëve” në edicionin e tij të 13-të bëri të mundur që për herë të parë publiku shqiptar të prekte magjnë e Teatrit Noh.
Ambasadori i Ambasadës Japoneze akredituar në vendin tonë Makoto Ito, Kryepeshkopi Anastas, drejtues të institucioneve më të rëndësishme të artit dhe kulturës në Shqipëri, artistë, miqë të artit, përfaqësues të ambasadave të ndryshme, etj, mbushën mbrëmjen e së dielës sallën e Qendrës Kultrore të Katedrales Orthodokse.
Ilda Mara, drejtuesja e Shoqatës Franko-Shqiptare “Argjiro” pasi falenderoi të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij festivali, bëri një përmbledhje të rrugëtimit artistik të tij dhe që këtë vit ka arritur plotësisht të ndërthurë dy botë në një, të gërshetojë traditën dhe identitetin me klasiken.
Përshëndetje solli në këtë mbrëmje dhe Ambasadori i Japonizë në vendin tonë, Makoto Ito. Si rezultat i bashkëpunimit mes Ambasadës Japoneze dhe “Argjiro” u bë e mundur që Teatri Noh të mbërrijë në Shqipëri.
“Unë jam shumë i kënaqur që dhe publikut shqiptar i krijohet mundësia të njoh traditën tonë të dramës, Noh, atë traditë që familjet tona në shumë breza e kanë praktikuar, e kanë ndjekur, kush më shumë e kush më pak, por askush nuk e ka harruar, ndaj dhe jam shumë i gëzuar që dhe në Shqipëri mbërriti, Noh”, u shpreh për publikun Ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Makoto Ito.
Me titra që shfaqeshin në ekran, mistiken që përfaqësojnë dhe një paraqitje skenike mjaft të lartë, Teatri Noh, nisi interpretimin e pjesëve, të cilat kombinoheshin më mënyrë perfekte me instumentat, veshjet, dhe një mori aksesorësh që mbushën sallën.
Drama e një peshkatari, që një ditë të jetës së tij gjen mantelin e një zane, të cilin ja rikthen dhe fal kësaj gjiri ku ai jetonte merr lutje për bukuri dhe shpresë prej këngës së saj, ishte pjesa e parë që teatri Noh, interpretoi dhe që u prit me mjaft kërshëri nga publiku.
Ndërsa,më pas publiku u njoh më shumë me instumentistët e Teatrit Moh. Me anë të një përmbledhje që solli me fjalë të shjeguara dhe me interpretime se si katër instrumentistët, një artist me fyell dhe tre me daulle mund të kombinohen më mënyrë perfekte mes tyre pa pasur diligjent dhe aq më shumë kur muzika shoqërohet me britma.
“Merimanga e tokës” kishte në fokus një Lord që ndërsa sëmuret në mënyrë të mistershme një natë vizitohet nga një merimangë monstruoze, e cila e sulmon, por përballet me shpatën e Lordit, i cili e lëndon. Në lojë hyn më i besuari i Lordit dhe njerëzit e tij. Ai zotohet se do ta vras merimangën dhe gjurma e çon në një gurë mali, i cili çahet dhe prej andej del merimanga monstuoze, e cila përqipet të mashtrojë me rrjetën e saj, por në fund i pritet koka.
Me një gjuhë japoneze të lashtë dhe me këtë formë arti të kombinuar mes traditës dhe modernes, Noh, tregoi se si jeta triumfon, se si ëndërrat na shoqërojnë çdo ditë të saj, se si nëpërmjet artit mund të kuptohemi kaq mirë me njëri tjetrit, por dhe me ata që ndodhen në botën tjetër.
Me një interpretim dinjtoz, kostume shumë ngjyrëshe që i përshtateshin pjesëve dhe instumentet që e shoqëronin, teatri Noh, mori duartrokitje nga publiku shqiptar, i cili fal Festivalit “Takimet Muzikore të Dy Botëve”, mundi ti shijonte në Tiranë.

SHKARKO APP