FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eleni Foureira u përgjigjet grekëve: Falenderoj Shqipërinë për 10 pikët

Këngëtarja me origjinë nga Fieri Eleni Foureira, sapo ka mbërritur në Athinë ka treguar disa prej detajeve nga Eurovizion. Nisur nga akuzat e mediave greke ku u përfol se arsyeja që Qipro nuk arriti të fitonte ishte sepse Shqipëria i dha 12 pikë Italisë dhe jo Elenit, kjo e fundit ka vendosur të japë përgjgigje.

“Më dhanë 10 pikë, çfarë do të thuash me këtë?

Me dhanë 10 pikë, ishim tre shqiptarë, pikët duhet të ndaheshin në një mënyrë, njëri do merrte 12 tjetri 10, vetëm për arsye patriotike dhe unë i falenderoj nga zemra shqiptarët sepse kur pashë 10 pikët u gëzova jashtëzakonisht shumë”, është shprehur këngëtarja me origjinë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?