Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Epsh dhe lakmi” me Gëzim Rudin dhe Dasara Xhangollin tek Arturbina nga e enjtja në të dielë

Kultura E martë, 17 Dhjetor 2019 14:19
“Epsh dhe lakmi”  me Gëzim Rudin dhe Dasara Xhangollin tek Arturbina nga e enjtja në të dielë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drama “Epsh dhe lakmi”, shkruar nga autori Eugene O’Neill më 1925 vjen premierë në skenën shqiptare. Vetë autori e përshkruan veprën e tij si një tragjedi e dëshirës poseduese. Për O’Neill, vepra është një dëshirë e fortë dhe e dëshpëruar e individit për të ndërtuar parajsën e tij këtu, në tokë, duke e bërë bashkë ndjenjën e pushtetit me ndjenjën e pronësisë mbi tokën, njerëzit, paratë, por kryesisht mbi tokën dhe mbi të tjerët. Kjo vepër vjen premierë mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës në skenë te “ArTurbina”. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell për publikun premierën e radhës në sezonin artistik, një vepër me regji nga Endri Çela dhe interpretimin e dhjetë aktorëve. Përkthyer nga Artur Lena, në dramën premierë luajnë aktorët Gëzim Rudi, Dasara Xhangolli, Josif Sina, Andi Begolli, Urim Aliaj, Barjam Dosti, Bujar Hoxhaj, Rexhina Ibro, Xhoana Sula, Anxhela Dervishi. Regjisori Edri Çela shprehet se edhe pse vepra është e shkruar në 1925, në Amerikën veriore, ajo është aktuale më shumë se çdo vepër tjetër e shkruar nga shqiptarët në ditët e sotme. “Pikërisht për këtë fakt tragjik parësor, unë zgjedh ta vendos. Nëse do i hiqnim emrat e përveçëm të personazheve apo vendeve, dhe vetëm fjalinë “po shkoj të ndez qirinjtë” (dhe jo “dritat”), do thoshin që Eugene O’Neill është shqiptar. Nëse do vazhdonim më tej me faktin se çfarë më ngacmoi personalisht me këtë vepër, është çështja e mbështetjes të instikti që i bën autori gjithçkaje. Ashtu si të vet titulli, na shpalosen personazhe që udhëhiqen nga epshi e lakmia. Në një shoqëri shqiptare, ku individi prej vitesh ka qenë i dhunuar dhe është i dhunuar, sepse dhuna lind dhunën, atëherë ai kam mungesa të theksuara, që përpiqet t’i plotësojë në mënyrën më të shpejtë e më të thjeshtë”, pohon regjisori Endri Çela. Si regjisor, Çela shprehet se pjesa flet për individin e vetmuar, që përpiqet të kuptohet, por nuk kuptohet. “Individi që përpiqet të gjejë veten, të sigurojë jetën, mbijetesën, që e sheh veten të plotësuar kur kapet pas diçkaje materiale, në pamundësi për t’u kapur te tjetri. Vepra zbulon marrëdhënien atë-bir e parë nga kompleksi i Edipit, zbulon marrëdhënien e fortë të individit me pronën, e sidomos me tokën, ndjenjën e posesivitetit dhe pushtetit, frikën e plakjes dhe e të lënit gjithçka, dhe mbi të gjitha zbulon dashurinë e fortë e një nëne dhe e një bashkëshorteje”, vijon regjisori. Skenografia në vepër është nga Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, koreografe Rexhina Ibro, as/ regjisor Kleard Gërmenji.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vepra e O’Neill

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 6 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 10 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Vepra flet për plot të vërteta, prandaj edhe shfaqja flet për të vërteta. Shfaqja i mëshon instiktit njerëzor. Themi që shoqëria shqiptare vazhdon të jetë e ndrydhur, e tredhur, ata që shfaqen si “open mind”, e deklamojnë sa më shumë si pasojë e komplekseve madhore, prandaj individi, sidomos ai shqiptar udhëhiqet më shumë ndaj instiktit. Shfaqja flet për mungesën, për vetminë, që për t’i mposhtur e për të gënjyer veten, ky individ zgjedh rrugën më të shpejtë e kapet pas gllabërimit të pronës, materiales dhe thotë “kjo është e imja”, se sa pas individit tjetër e të thotë “unë jam i yti dhe ne jemi bashkë”. Flasim për pengjet e së shkuarës, për hakmarrjen, për arratisjen nga Shqipëria, për lirinë. Shfaqja është jeta e individit shqiptar. Premiera e parë e “Epsh dhe lakmi” daton në 11 nëntor të vitit 1924-ës, në teatrin e Greenwich Village Theatre, të qytetit të New York-ut. Shfaqja tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, të cilët u përpoqën ta mbyllnin për shkak të skenave të pahijshme të seksit dhe dhunës. Shfaqja u vu në shënjestër të censurës edhe në Boston, Los Angeles, madje dhe në Londër. Por, duke i bërë ballë mbylljes, vazhdoi të luhej për plot 208 herë të tjera në New York, madje u vlerësua edhe nga kritikët. Dy rivënie të tjera të suksesshme të veprës janë ato në 1952 dhe 2009. Vepra është ekranizuar edhe në një variant filmi në 1958.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.