Ermonela Jaho koncert bamirësie në Tiranë për të mbështetur gratë me kancer gjiri

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, njëkohësisht ambasadore e YWCA në kauzën e “Fjongos Rozë” vjen në Tiranë, për t’iu bashkuar zërit të vajzave dhe grave në një koncert bamirësie. Në kuadër të fushtatës së 11, për ndërgjegjësim dhe informimin e grave për zbulimin e kancerit te gjirit, kjo organizatë synon hapjen e një qendre për t’iu ofruar sherbime falas psikosociale dhe ligjore.

Sopranoja Ermonela Jaho tha se synohet t’i jepet një zë këtyre grave që nuk janë të vetme, pasi nuk mund të jemi pjesë e kësa mbështetje vetëm kur na prek personalisht, por duhet të gjithë të japim kontributin tonë. Në kocert, do performojnë të ftuar të vecantë, si Vikena Kamenica, Enada Hoxha, Paula Jaho dhe Elda Laro.

Të gjitha fitimet e koncertit, që do të zhvillohet këtëtë martë në orën 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse në kryeqytet, do të shkojnë për të mbështetur gratë me kancer gjiri.

Ermonela Jaho koncert bamirësie në Tiranë: Fitimet, për të mbështetur gratë me kancer gjiri

SHKARKO APP