Ermonela Jaho performon me fjongon rozë kundër kancerit

Ermonela Jaho mbërriti në Tiranë me një fjongo rozë. Ka një mesazh për të dhënë, artistikisht ajo do të interpretojë për të ndihmuar të gjitha vajzat dhe gratë që të mos humbin betejën e tyre me kancerin e gjirit. “Vjen jo vetëm Ermonela si artiste por Ermonela, si shoqe, si motër si grua. Ndihem unë qenie humane më e mirë dhe artiste më e mirë. Është një mesazh për brezin e ri, që asgjë nuk është e pamundur, dhe gjera të bukura mund të ndodhin edhe në Shqipërinë tona plot halle.

Sopranoja ka humbur dy mikesha nga kjo sëmundje, por shpreson se e mira triumfon ndaj edhe jehona e saj artistike vjen pikërisht për këtë kauzë. Ermonela Jaho nuk është e vetme në këtë iniciativë. Vikena Kamenica thotë se “flutura është ajo që do të jetë gjatë gjithë koncertit, njëkohësisht një nga rolet kryesore të Ermonelës, Madame Buttefly. Kështu qe do ta kemi atë fluturën e vogël. Një sekret do ta zbuloj, koncerti fillon me Enada Hoxhën”, buzëqesh mezzo sopranoja.

Pikërisht balerina e njohur shton se “ne artistët dihet që nuk kemi mundësi financiare për të dhënë sa më shumë për këtë kauzë. Atëherë mendova që kontributi im është thjeshtë dalja ime në skenë dhe të performojë diçka që t’i përshtatet kësaj kauze”. Koncerti do të mbahet mbrëmjen e së martës dhe fitimet që mblidhen nga blerja e biletave do të shkojnë për këtë thirrje.

SHKARKO APP