Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 14:02 Takohen Trump dhe Putin, shtrëngim miqësor duash në Shenzen Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi rus, Vladimir Putin, u takuan në Shenzhen dhe shtrënguan duart, duke shënuar takimin e tyre të parë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fati tragjik i firmëtarëve të Pavarësisë, si u pushkatuan e dënuan me burg në diktaturë

Kultura E diel, 1 Dhjetor 2024 12:07
Fati tragjik i firmëtarëve të Pavarësisë, si u pushkatuan e dënuan me burg në diktaturë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shumë prej firmëtarëve të Pavarësisë së Shqipërisë përjetuan një fat tragjik gjatë periudhës së diktaturës. Disa prej tyre u pushkatuan, kishte nga ata që u dorëzuan te komunistët serbë, të tjerë u burgosën, u përndoqën familjarisht dhe u damkosën si armiq të regjimit, thjesht pse nuk u pajtuan me diktaturën.

Firmëtari i Pavarësisë Sheh Ibrahim Karbunara bashkë me të birin, u dënua me pushkatim ne gjyqin e deputetëve në vitin 1945. Ai nuk e pranoi kurrë akuzën e rrejshme të komunistëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

JOSIF PASHKO: I pandehur Sheh Ibrahim Karbunara! Në shtëpinë tuaj është mbledhur për herë të parë grupi iniciator i organziatës tuaj tradhtare. Ti je një prej frymëzuesve të kësaj organizate. Mbi ty rëndon akuza e rëndë e udhëheqësit të kësaj organizate. Në veprimtarinë tuaj armiqësore është i përfshirë edhe djali juaj Hysen Shehu. (tregon me gisht Hysenin) Bashkë me djalin ju keni kryer veprimtari kundra pushtetit popullor, udhëheqjes tonë dhe komandatit tonë të dashur Enver Hoxha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

SHEH KARBUNARA: Unë nuk pranoj asnjë akuzë. Kurrë nuk kam vepruar kundra popullit. Nuk kam bërë asnjë akt kundra atdheut. As unë, as im bir. I bëj thirrje tim biri dhe të tjerëve të akuzuar padrejtësisht: Mos pranoni akuza të paqena për tradhti kundër atdheut. Ne nuk kemi bërë akte kundra atdheut … po vdesim duke e mbrojtur atdheun. Unë nuk i pranoj akuzat dhe nuk kërkoj mëshirë”.

Mund t'ju interesojë

Biden kritikon Zelenskyy-n në librin e ri: I vështirë për të punuar me të dhe jo aq mirënjohës sa prisja

Biden kritikon Zelenskyy-n në librin e ri: I vështirë për të punuar me të dhe jo aq mir...

Para 16 orësh
Fest Folk, festivali që ruan traditën dhe promovon talentin e fëmijëve në Elbasan

Fest Folk, festivali që ruan traditën dhe promovon talentin e fëmijëve në Elbasan

Para 23 orësh
Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

17 Nëntor 2026, 07:19

Kur komunistët morën pushtetin, në Shqipëri jetonin 31 figura kryesore që kishin marrë pjesë në shpalljen e Pavarësisë, duke përfshirë ata që firmosën aktin e 28 Nëntorit, si dhe ata që, për arsye të ndryshme, arritën në Vlorë pas shpalljes. Disa prej firmëtarëve ishin dënuar me pushkatim, si Lef Nosi, ose kishin vdekur në burg, si Shefqet Daiu. Të tjerë ishin detyruar të qëndronin jashtë Shqipërisë, duke u parë si armiq të shtetit të pavarur që ata vetë kishin shpallur. Roli i tyre në shpalljen e Pavarësisë u mohua dhe firma e tyre u fshi me lehtësi nga dokumentet historike, siç ndodhi me Dom Nikoll Kaçorrin, Mid’hat Frashërin e të tjerë.

Ishte një gjueti e pamëshirshme ndaj firmëtarëve të Pavarësisë, që arrinte deri në eshtrat e tyre, siç ndodhi me Iliaz Vrionin, të cilin e hodhën në lumin e Vlorës. Po ashtu, familjarët e tyre, si djali i Ismail Qemalit, u burgosën dhe përjetuan persekutime të egra.

Ndërkohë, në tribunat e festave të Pavarësisë, ajo që shfaqej për popullin ishte një shfaqje e falsifikuar e ngjarjes, e mbushur me të pavërteta dhe fakte të shtrembëruara.

Ata që u vranë ose ndërruan jetë në burgje
Një nga firmëtarët e Pavarësisë dhe ministër i Qeverisë së parë të shtetit shqiptar, Lef Nosi, kur komunistët morën pushtetin, u detyra të maskohej dhe fshihej prej tyre, deri sa e arrestuan më 7 gusht 1945. Lef Nosi, 68-vjeçar u fut në birucë dhe pas pesë muajsh hetuesi doli në gjyq ku më 12 shkurt 1946 u dënua me pushkatim së bashku me Patër Anton Harapin dhe Maliq Bushatin.

U dënua sepse “si anëtar i Regjencës në kohën e okupacionit nazist, ka bashkëpunuar dhe i ka shërbyer këtij okupatori në dëm t’interesave të larta të Atdheut dhe është përgjegjës për të gjitha krimet, shkatërrimet dhe dëmet materiale të kryera në vendin tonë”.

Asnjë krim i tij nuk u vërtetua, por duke i ngarkuar të gjitha fajet e pushtuesve, drejtuesit e Gjykatës së Lartë Ushtarake firmosën dënimin me pushkatim, i cili u ekzekutua menjëherë në periferi të Tiranës. Lef Nosit iu sekuestrua jo vetëm pasuria materiale, por edhe çdo dorëshkrim e studim që do të përbënte një trashëgimi të vyer kulturore e historike nën emrin e tij, të destinuar tashmë për t’u fshirë kudo, edhe nga dokumenti i shpalljes së Pavarësisë.

Gjatë së njëjtës periudhë, u arrestuan edhe tre firmëtarë të tjerë, Shefqet Daiu, Sami Vrioni dhe Qazim Kokoshi, për të cilin nuk mund të thuhej as që kishte bashkëpunuar me pushtuesit, sepse ishte arrestuar dhe internuar në Bergamo prej tyre. Ata ndërruan jetë brenda pak muajsh a vitesh, në burgje nga sëmundje të rënda apo në hetuesi nga tortura njëlloj shfarosëse. Jeta iu mor edhe Qerim Begollit që partizanët jugosllavë e pushkatuan në Pejë dhe Bedri Pejanit që iu dorëzua serbëve, të cilët mendohet se e kanë helmuar. Zihni Hamzaraj Kanina u arrestua ca më vonë, në vitin 1951, provoi torturat në hetuesi dhe më pas u dërgua në Burgun 313 të Tiranës. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua dhe ai ndërroi jetë në vitin 1959.

Të dënuar, bashkë me familjet
Në vitin 1945, u arrestua dhe kleriku mysliman Sherif Langu, duke mundur të dilte i gjallë pas 7 vitesh të kaluara në burg në moshë të thyer. Për regjimin e ri ai ishte “bashkëpuntor i Ballit Kombëtar e Legalitetit, mik i ngushtë i Rexhep Mitrovicës dhe Lef Nosit dhe sabotues i lëvizjes nacionalçlirimtare” dhe jo firmëtar i Pavarësisë. Që këto personalitete shiheshin si armiq të urryer dhe jo fajtorë para drejtësisë që vendoste t’i dënonte me paanshmëri, e tregon hakmarrja e papërmbajtur dhe përndjekja e pafundme ndaj pasardhësve të tyre. Angazhimi patriotik në 1912-ën nuk vlente nëse angazhimi politik i viteve ’40, nuk përputhej me pretendimet e Partisë Komuniste dhe ishte e qartë edhe që pushtetarët komunistë nuk mund ta ndanin skenën me bijtë e këtyre familjeve të njohura, që nuk kishin arritur t’i bënin për vete. I biri i Isa Boletinit, u vra me atentat në Shkodër. Dhëndri i Bedri Pejanit, u dënua me pushkatim. Një nga djemtë e Ismail Qemalit u burgos dhe të gjithë pasardhësve të tij iu mohua çdo nderim, deri dhe pensioni special. Djali i avokat Shefqet Daiut, u dënua me 9 vjet burg dhe të gjithë fëmijëve iu mohua e drejta e arsimimit. I biri i Iliaz Vrionit u burgos…

Ngritja e flamurit në Vlorë, apo dhe në qytete të tjera, nuk i mbrojti pasardhësit e atyre patriotëve nga dënimet e regjimit komunist as në raste të tjera, duke e bërë të madh numrin e të dënuarve politikë të diktaturës, baballarët apo gjyshërit e të cilëve ishin vënë në ballë të përpjekjeve për Pavarësi. Në këtë artikull, u përshkruan disa nga firmëtarët e dënuar nga diktatura, ndëkohë një pjesë tjetër e firmëtarëve mbeti në hije pasi nuk pranuan të bashkëpunojnë me diktatorin.
kujto.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Takohen Trump dhe Putin, shtrëngim miqësor duash në Shenzen
Para 1 minute

Takohen Trump dhe Putin, shtrëngim miqësor duash në Shenzen

Evakuime humanitare në Ukrainë: Zelenskyy kërkon 10 operacione të reja pas Oleshky-t, Kievi akuzon Moskën se e shfrytëzoi armëpushimin
Para 2 minutash

Evakuime humanitare në Ukrainë: Zelenskyy kërkon 10 operacione të reja pas Oleshky-t, Kievi akuzon Mos...

Makina luksoze, apartamente dhe biznese, SPAK sekuestron pasuri me vlerë 9.1 milionë euro në Durrës
Para 5 minutash

Makina luksoze, apartamente dhe biznese, SPAK sekuestron pasuri me vlerë 9.1 milionë euro në Durrës

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League
Para 16 minutash

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 16 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 15 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 5 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Zbardhen vazot e eliminatoreve të Euro 2028, Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen direkte
Para 4 orësh

Zbardhen vazot e eliminatoreve të Euro 2028, Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen direkte

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.