“Fjalori i madh i gjuhës shqipe” nga sot, online për përdoruesit
Prej sot është hapur online, faqja e “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e Shqiptarëve” dhe “Enciklopedia Shqiptare”, projekte të Akademia e Shkencave e Shqipërisë për promovimin e identitetit, historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore mijëravjeçare.
Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike si dhe institute të tjera të Akademisë së Shkencave ndanë linkun për të gjithë përdoruesit, me domenin “fjalori.online”, duke ofruar qasje të lirë në të. Ky veprim erdhi pas vendimit nr. 1 të datës 6 janar të Akademisë së Shkencave.
Platforma online është konceptuar në mënyrë që lexuesit të ndërveprojnë me fjalorin në të gjitha pajisjet digjitale.
Për nëntë muaj do të mblidhen mendime, sugjerime e plotësime për përmirësimin e këtij fjalori. Pas kësaj periudhe, Redaksia e Fjalorit dhe Koordinatori Teknik, brenda një afati tremujor, pasqyrojnë gjithë sugjerimet e mbledhura.
Për “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe” punoi një ekip i gjerë hartuesish, redaktorësh dhe korrektorësh, nën drejtimin e Akademik Jani Thomait si kryeredaktor dhe dy zëvendëskryeredaktorëve, Akademik Valter Memishaj dhe Prof. Dr. Shezai Rrokaj.
KOHA JONË SONDAZH

