Gara për Teatrin e Operas/ Zana Çela përmbush kushtet e qeverisë, jo të ministrisë
Ministria e Kulturës, ka shpallur të hapur një konkurs për postin e drejtorit të ri të Teatrit dhe kushti i parë ishte një master shkencor në ekonomi e financë. E mendohet se shkak për këtë konkurs të menjëhershëm është fakti se drejtoresha aktuale Zana Çela, nuk po merr në dorëzim investimin miliona eurosh që është bërë në rikonstruksionin e TKOB-it.
Mendohet sipas disa e-maileve të dërguara në ministri se projekti ka patur shumë mangësi dhe problematika çka ka bërë që Çela të mos e firmosë marrjen në dorëzim të investimit.
Zana Çela konfirmon se do të rikandidojë për këtë post. Një nga kushtet është masteri shkencor në ekonomi-financë, ç’ka duket sikur përjashton nga gara disa artistët të skenës të pretendojnë a të konkurrojnë në këtë post.