FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjendet “Salvator Mundi”

Një pikturë e shek të XV është gjetur 24 muaj pas zhdukjes në Napoli të Italisë.

E quajtur “Salvador Mundi”, vepra është një pikturë e shkollës së Leonardo da Vinçit, e vjedhur dy vjet më parë nga një kishë në kryeqytetin Napolitan.

Piktura që daton në shekullin e 15-të, ishte pjesë e një koleksioni të mbajtur në muzeun “Doma” të Bazilikës së San Domenico Maggiore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ishte vjedhur dy vjet më parë nga një kishë në kryeqytetin Napolitan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pronari i banesës ku u gjet piktura nga skuadra italiane e hetimit, u arrestua për posedimin e mallrave të vjedhura.

Autori është i panjohur, ndërsa dihet mirë se si piktura mbërriti në Napoli: ambasadori Giovan Antonio Muscettola, eksponent i familjes napolitane dhe këshilltar i perandorit Charles V, e bleu atë gjatë një misioni diplomatik në Milano.

Qyteti i Madonninas ishte i njohur për shkollën e tij solide, që kërkonte të riprodhonte stilin e Da Vincit. Sipas të gjitha gjasave ishte në Milano aty ky familja Muscettola e pa dhe e bleu atë.

Piktura tashmë kthehet në shtëpi dhe do të ekspozohet në kompleksin monumental të San Domenico Maggiore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?