FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjirokastra si destinacion disa orësh nga të huajt, arsyet e fenomenit të ri

Gjirokastra ndryshe nga vitet e mëparshme po shikohet si një destinacion disa orësh, maksimumi njëditor, por pa gjeneruar netë qëndrimi, që ndryshe përkthehet në të ardhura të munguara si për njësitë hoteliere, ashtu edhe për pushtetin lokal.

Ky trend pranohet edhe nga kryetari i Shoqatës së Hotelerisë në Gjirokastër, i cili jep edhe arsyet e kësaj situate. Gentian Bineri thotë se: “Turistët kanë nevojë për orientim, për parkim, kanë nevojë për facilitete që ta shijojnë Gjirokastrën. Rritja e standardeve është domosdoshmëri”.

Informaliteti dhe lejimi i bujtinave apo banesave të punojnë pas asnjë regjistrim dhe kontroll nga institucionet, shikohet si një tjetër shqetësim i njësive hoteliere në Gjirokastër, që ndikon edhe në standartin dhe cilësinë e shërbimit ndaj turistëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç këtyre problematikave, krijimi i një pakete me të gjitha atraksionet që ka Gjirokastra jo vetëm në qendrën historike, por edhe me fshatrat përreth shikohet si një mundësi e mirë që turistët të qëndrojnë për disa ditë në këtë qytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?