Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Gjykatësin e shoh si disa oligarkë rus”, Romir Zalla rrëfen bisedën me regjisorin për shfaqjen e tij më të re ‘Hedda Gabler’

Kultura E shtunë, 1 Shkurt 2020 15:06
“Gjykatësin e shoh si disa oligarkë rus”, Romir Zalla rrëfen bisedën me regjisorin për shfaqjen e tij më të re ‘Hedda Gabler’
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në teatrin kombëtar eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’, është vënë në skenë vepra e Henrik Ibsen, ‘Hedda Gabler’, e cila edhe pse nuk është një komedi ka mbledhur publikun në Art Turbina dhe ka marrë opinione mjaft pozitive. Një ndër aktorët kryesor që interpreton në këtë shfaqje është edhe Romir Zalla, një aktor shumë i njohur, pjesë e shumë shfaqjeve teatrore dhe një personazh shumë i njohur i televizionit.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në këtë skenë ai interpreton gjykatësin Brad, një personazh kyc në zhvillimin e ngjarjeve të shfaqjes Hedda Gabler, një shfaqje që paraqet një moment shumë të vështirë në jetën e një vajze shumë dinamike, shumë e guximshme, e cila përballet me opinionin publik pikërisht për të arritur qëllimet e saj finale. Për këtë shfaqje dhe për projektet e tjera i ftuar në ‘Chic’, në News24 është pikërisht aktori kryesor i shfaqjes Romir Zalla.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 2 orësh
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

-Kënaqësi e veçantë për mua Romir të të kem në këtë intervistë, sepse jemi miq, kemi punuar së bashku dhe e treta do flasim për një shfaqje, për të cilën ti je i angazhuar dhe për projektet e tjera që shkojnë paralelisht. Je nga aktorët më të angazhuar në projektet teatrore në Shqipëri, por je edhe në ekran edhe me impenjimet e tua në film, pra je në qendër të vëmendjes dhe sipas mendimit tim në kulmin e karrierës tënde. A mendon se je vërtetë në pikën më të lartë të karrierës tënde artistike?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

-Sigurisht që nuk është një moment ku njeriu mund të thotë që është kulmi. Për sa i përket impenjimeve po është e vërtetë që në këto 3-4 vitet e fundit kam qenë goxha i ngarkuar me projekte, në televizion, film dhe teatër. Them se është momenti që duhen përplasur eksperiencat, sepse si në teatër ashtu edhe në filma po afrohen gjithmonë e më shumë regjisorë të huaj, pra është hapur një dritare e vogël kryesisht me filmat e shkurtër, por edhe të gjatë, ka pasur shumë prodhime, por edhe televizionin të cilin unë se lë asnjëherë pas dore. Sa herë kam mundësi dua të jem prezent edhe në televizion. Sigurisht që ka lodhje, por edhe shumë kënaqësi. Por gjithashtu duhet të gjej pak hapësirë edhe për familjen time, sepse jemi të dy shumë të impenjuar dhe mendoj se fëmijët në moshën që janë duan më shumë vëmendje. Jeta është e vrullshme dhe mua mënyra e të ndenjurit pezull nuk më pëlqen, nuk është vetëm puna tek paraja, por është tek fakti i të qenit në aksion, në veprim.

Dje teksa intepretoje rolin e gjykatësit Brat, dikush më pyeti si të duket Romiri si aktor dhe ajo që u përpoqa të mblidhja aty për aty, pasi kemi pasur raste të flasim për role dhe për impenjime, është pikërisht diversiteti i roleve, aftësia për të kaluar nga një rol dramatik tek një rol komik, pra ke një aktivitet si aktor, që të lejon të lëvizësh në një diapazon të gjerë dhe këtë e ke bërë edhe në shfaqjet e tua. Ti përveçse je edhe regjisor të kam parë edhe që shkruan dhe në disa shfaqje ku ti interpreton, jo domosdoshmërisht janë shkruar nga shkrimtarë të tjerë, a mendon se pikërisht kjo është një armë e jotja, për të arritur të bësh në të njëjtën kohë kaq shumë karaktere, duke marrë shkas nga gjykatësi Brack, ti paralelisht je edhe në projekte të tjera që lëvizin në karaktere të ndryshme nga njëri-tjetri?

-Mendoj se diferencën e bën të punuarit fort dhe sa ti fokusohesh. Shumë kolegë mund të bëjnë gjithçka ose vetëm një gjë dhe nuk besoj se ka të bëje shumë nëse ti lëviz, brenda një periudhe të shkurtër nga një personazh komik tek një dramatik, ose nga një zhanër në një zhanër, ka të bëj vetëm fokusi dhe impenjimi dhe sa ti punon me rolin. Për mua aktorë të mirë janë edhe ata që janë aktorë smart, të zgjuar. Nëse ti del në skenë dhe luan diçka që ti e ke kuptuar shumë mirë është shumë më e lehtë, se diçka që ty ka dhënë regjisori, nëse je i dizenjuar s’je i sigurt, kjo bën diferencën. Nuk di të them nëse ka ndonjë çelës tjetër fakti që unë lëviz në role, edhe pse hera herës as vetë nuk e di si më ndodh kjo, di vetëm që atë që marrë përsipër ta realizoj, impenjohem maksimalisht për ta bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, pastaj rezultati është pasojë.

Le të kthehemi pak tek gjykatësi Brack, shfaqja Hedda Gabler, një shfaqje deri diku moderne në mënyrën e konceptimit, nga regjisori rumun që e ka vënë në skenë, nga një autor i njohur për shqiptarët siç është Ibsen, por jo për rastin e Hedda Gabler. Eshtë më shumë një vepër e studiuar në shkollë se sa e vënë në skenë. Eshtë një pemë e artë e shkrimit botëror i çuditshëm në mënyrën si zbërthen karakteret e tij dhe në rastin e Hedda Gabler ka një konflikt, pasi personazhi është një vajzë rebele, e cila e mbetur nën ndikimin e një familjeje të fortë, me një baba gjeneral, kolonel dhe gjykatësi Brack që është një fije lidhëse nga fillimi deri në fund të kësaj shfaqjeje. Eshtë pikërisht ai zëri i korrupsionit, intrigave dhe ajo për të cilën gjithë bota ka pasur dilemat e veta: Gjykatësit janë për të mos u besuar.

Është shumë interesante se si një gjykatës në rastin e regjisorit rumun vjen i veshur si një repper, me një atitude si të një gangsteri dhe unë mund të them që ti ke pasur një performancë shumë të mirë. Jemi vetëm në shfaqjen e tretë e cila vlen dhe mesa duket po rrënjëzon këtë karakter që ti ke ndërtuar. Sa ke dashur ta veshësh dhe sa i ke qëndruar qëndrimit të regjisorit?

-Faleminderit për fjalët e mira por ka qenë e vështirë. Mua më ndodh shpesh sa herë marr një projekt, unë shkoj me idenë time se si do finalizohet puna me karakterin. Edhe për sa i takon Hedda Gablerit në të vërtetë ne kemi një perceptim të caktuar për atë si vepër nga shkolla, nga studimet, nga mënyra si na e kanë paraqitur, nga mënyra si është përkthyer, nga mënyra si kemi diskutuar për këtë vepër dhe kemi krijuar perceptimet tona, ndërkohë në rastin konkret regjisori rumun kur erdhi kishte një perceptim tjetër jo vetëm për veprën por edhe për karakterin e gjykatësit Brack, duke filluar që nga veshja. Unë- më tha regjisori- e shoh ndryshe gjykatësin, e shoh si disa oligarkë rus që vishen me një komplet tutash tha 5000 euro dhe veshin dhe një peliçe 20000 euro sipër, me zinxhira, me unaza dhe janë njerëz që nuk e kane problem paranë, sepse pushteti i tyre është diçka përtej.
Edhe unë i qëndroj kësaj ideje dhe këtu patën një mendim të njëjtë, sepse edhe për mendimin tim njerëzit që kanë pushtet nuk janë thjesht ata që kanë para, apo që kanë pushtet politik, por janë ata që kanë shumë informacion, informacioni është pushteti më i madh sot. Brack është në thelb një gjykatës që do të ketë informacion për të gjithë, sepse ajo është arma e tij, sepse duke pasur informacion për të gjithë ai edhe mund ti kontrollojë, ti shantazhojë ata dhe nga i gjithë qyteti i tij që ka nën pushtet, duke pasur këtë armë të fortë, e vetmja që nuk i nënshtrohet është pikërisht Hedda Gabler, prandaj edhe në vepër ato kanë përplasjet e tyre të forta. Edhe pse duket sikur Brack ka një dobësi për të, sepse përpiqet ta joshë, nuk është ky qëllimi që gjykatësi ka për Heddan. Karakteri i gjykatësit Brack është shumë i komplikuar, nuk është kaq ordiner sa të ketë në mendje vetëm një marrëdhënie, sepse marrëdhënien ai e ka shumë të lehtë, mund ta gënjej me para, sepse një nga nevojat e Gabler është që ajo të ketë para, të dy janë dy njerëz që luajnë kumar me njëri-tjetrin.
Një e veçante e regjisorit rumun është vizioni regjisorial, i tillë që e zbërthente shfaqjen deri diku më shumë me imazhe sesa në brendi, në përmbajtje. Momenti, që ai e quante intervistë, ku ai fillon strategjinë për ta bërë për vete Hedda Gabler, në formën e një Talk Show televiziv, është shumë interesant. Edhe kjo ishte një veçanti e kësaj shfaqjeve. Ky lloj komunikimi është shumë i zakonshëm në ditët që flasim, sepse të gjithë janë të etur për të pasur informacion për të tjerët, për jetën që ai bën, qoftë edhe kur pi kafe me dikë, ti e kupton në një moment të caktuar që ai person ty po të interviston. Pra edhe kjo formë që regjisori i ka dhënë kësaj shfaqje është shumë interesant, aktuale dhe e veçantë.

Deri diku gjykatësi Brack ja arrin qëllimin të tij, por qëllimi final përfundon në një tragjedi dhe…

Jo Brack nuk ja arrin qëllimit të tij, pavarësisht të gjithave nuk arrin ta nënshtrojë Hedda Gablerin sepse ajo gjithmonë i rrëshqet atij.

Për ta mbyllur këtë interviste si të rri ky karakter?

Është shumë herët të them se si do të plotësohet, sepse ka edhe shfaqje të tjera, roli gjithmonë është në proces, shfaqje pas shfaqjeje, di të them vetëm këtë kur regjisori ndau rolet, unë thashë me vete ky është roli që unë do të doja, është diçka që unë e kisha anashkaluar. E kam lexuar shumë herët Hedda Gablerin, ashtu siç i lexojmë në mënyrë të rëndomtë të gjitha veprat klasike dhe vëmendja është tek Hedda Gabler, që është protagonistja, por edhe rolin e gjykatësit Brak do të donte ta luante çdo aktor, është një rol potent, një karakter shumë i komplikuar dhe ka gjithmonë diçka për të gërmuar, edhe nëse ti e vë për herë të dytë, të tretë, në regji të ndryshme. Them se shfaqje pas shfaqje, ai do nxjerri disa anë që as unë nuk e di se çfarë do jenë.

Ndërkohë që Hedda Gabler vazhdon, cilat janë projektet paralele?

Unë do të vazhdoj me një komedi greke e cila në Tiranë po kërkohet shumë. Vjet pati shumë sukses. Mendoj që nga mesi i shkurtit ne të vazhdojmë edhe me këtë shfaqje. Nuk kam projekte të tjera, por edhe po të kisha nuk do ti tregoja, sepse mendoj që nuk është e lehtë të bësh plane sot.

Etiketat e lidhura

Romir Zalla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 2 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 6 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 8 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 17 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.