Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Haki Stërmilli, shkrimtarit, që i dha bursë qeveria e Vlorës

Kultura E diel, 20 Shtator 2020 13:57
Haki Stërmilli, shkrimtarit, që i dha bursë qeveria e Vlorës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gëzim Llojdia-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

1.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 23 orësh
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Viti 1966. Shkrimtari Nasho Jorgaqi sjell një copëz jete nga shkrimtari Haki Stërmilli. Botuar në gazetën letrare:”Drita” shkrimtari thotë:Kohët e fundit na kanë rrënë në dorë disa dokumente të rëndësishme, ndërmjet tyre dhe autobiografia, që hedhin drite mbi jetën e shkrimtarit Haki Stermilli. Është rasti ,që në përkujtim të 14 vjetorit të vdekjes, t’u kujtojmë lexuesve të tij të shumtë, disa fakte mjaft interesante që saktësojnë dhe zgjerojnë njohuritë tona mbi këtë autor të nderuar të letërsisë shqipe. Haki Stermilli lindi me 7 maj 1895 në një familje të varfër qytetare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

«Im atë shkruan shkrimtari në autobiografi nuk trashëgoi gja nga prindët e vet. Im ame, kishte trashigue nji sasi toke por kjo ishte shite ma vonë për nevoja te familjes… Familja erne… ishte ne lagjen ma të vorfën të Dibrës, ku banojshin njerëz që me krah e sigurojshin bukën..».Shkrimtari i ardhshëm u rrit në kondita te vështira, në një ambient besimtaresh dhe u edukua, që për së vogli me një fryme fetare. Kjo gjë la gjurmët e saj tek ai, po vetë jeta e bëri shpejt ateist. Dhe kjo ndodhi pas masakrave dhe padrejtësive, që bënë shovinistet serbomedhenj, në kurriz të popullsisë së krahinës së Dibrës. «Atëherë , shkru­an ai ,ndiva në vetvete nji revolu­tion shpirtnuer dhe u binda se nuk kishte drejtësi hyjnore. Qysh atëherë u bana atheist».

Mësimet, Haki Stermilli i bëri në vende të ndryshme i filloi në vendlindje e pastaj në Selanik dhe i kreu në gjimnazin e Manastirit. Qeveria e Ismail Qemalit i akordoi burse për të ndjekur studimet e larta jashtë, por vdekja e të vëllait gjatë luftës Ballkanike e detyroi të rrijë pranë familjes. E jo vetëm kaq, po sipas një zakoni të egër të kohës ai duhej të martohej me të vejen e te” vëllait. Megjithë kundërshtimin e vendosur për disa vjet me radhë, Haki Stermilli u detyrua t’i nënshtrohet këtij zakoni kur ishte ende 20 vjeq. Këtë ngjarje të rëndë ai nuk do ta harrojë, dhe më vonë tërthorazi do ta shprehë në romanin «Sikur të isha djalë». Drama e Dijes është në fakt drama e vete autorit. Revolta dhe pathosi i fortë i kësaj heroine të rebeluar ndaj ambientit fanatik të kohës shpjegohen mjaft mirë dhe me disa motive personale të vetë shkrimtarit.

2.

Shkrimtari N.Jorgaqi sjell më vonë jetën politike të Haki Stërmillit.Jetën politike Haki Stermilli , shkruan autori,e ka filluar që shpejt. Qysh më 1907, ai mëson të këndojë shqip dhe propagandon idetë e rilindjes e mësimin e gjuhës amtare. Kur vjen në Shqipëri, më 1913. Vihet menjëherë në shërbim të shtetit shqiptar, duke marrë nëpunësi të ndryshme, i frymëzuar nga ideale patriotike. Këto ideale dhe përqafimi i ideve përparimtare të kohës e lidhin Haki Stermillin me ato forca që luftonin kundër feudalizmit për interesat e popullit. Agjitacioni i Avni Rustemit – shkruan Hakiu m’i pat hapë sytë dhe pat ba efekt në mue». Kjo shpjegon faktin pse Hakiu u shkëput shpejt nga influenca e ndonjë personaliteti negativ të kohës dhe pas vdekjes së A. Rustemit, në Kongresin e shoqërisë «Bashkimi» (gusht 1924) u zgjodh sekretar i përgjithshëm i saj.

3.

Duke vijuar më tej me periudhën e emigracionit të shkrimtari H.Stërmilli,autori thotë:”Periudha e emigracionit (1924-1929) në jetën e shkrimtarit është e mbushur plot aktivitete politike. Ai endet, me detyra të caktuara, nëpër vende të ndryshme të Evropës, gjithnjë në luftë kundër fashizmit dhe regjimit te Zogut. Zgjidhet anëtar i Komitetit të Konares, që në themelimin e saj. Bashkëpunon me shtypin antizogist, bile dhe atë komunist, duke shkruar artikuj poli­tike si në gazetën «Liria kombëtare» dhe «Federasjon Ballkanik», organ që dilte në” Vjenë, nën drejtimin e Gjergj Dimitrovit. Jeton rreth 14 muaj në Bashkimin Sovjetik. Zhvillon aktivitete antifashiste në Austri e Itali. Përjashtohet nga këto vende dhe detyrohet të hyjë në Jugosllavi Atje autoritetet e arrestojnë e pastaj e internojnë në Mitrovicë. Për këtë periudhë, H. Stermilli shënon në mes të tjerash «…megjithë që nuk isha komunist dhe nuk kuptoja nga marksizëm-leninizmi, u përpoqa të formoj me njerëz përparimtarë celula komuniste në Dibër, në Strugë,e në Manastir»-.

4.

Periudha pas viteve 1920 .Ja çfarë shkruan autori N.Jorgaqi. Në mars te vitit 1929, ai arrestohet nga autoritetet jugosllave dhe, duke u trajtuar si një kriminel ordiner,i dorëzohet Zogut. Ky akt i qeverisë jugosllave ngjalli zemërim në qarqet përparimtare të kohës, nëpër vendet e ndryshme te Evropës. Personalitete të shquara si: Gjergj Dimitrovi, Anri Barbysi, Albert Ajshtajni etj, protestuan për këtë akt arbitrar të qeverisë jugosllave, që binte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kërkuan nga sekretariati i Lidhjes së Kombeve sigurimin dhe shpëtimin e demokratit revolucionar shqiptar. Dhe fakti, që gjyqi politik i Zogut e dënoi Haki Stermillin vetëm me pesë vjet burgim shpjegohet dhe me ndikimin, që ushtroi fushata për shpëtimin e tij në Evrope. Koha e burgut qe për shkrimtarin një periudhë e rëndë. Zogu tregohej i pamëshirshëm ndaj armiqve të tij, sidomos ndaj atyre që e kishin njohur nga afër dhe më vonë e kishin demaskuar si kish vepruar Haki Stermilli.Lufta Nacional Çlirimtare i hapi horizont patriotit të vjetër demokrat. Fill pas Konferencës se Pezës ai u radhit me Frontin Nacional Çlirimtar. Ai është nga intelektualet e parë që përqafoi pa hezitim vijën e drejtë të P.K.SH për një lufte të vendosur kundër fashizmit. Që në fillim, Haki Stermilli kryeson një këshill Nacional-Çlirimtar të intelektualeve në Tiranë dhe propagandon idealet e luftës. Në verën e vitit 1943, ai hidhet në ilegalitet. Së pari, në çetën e Sllovës, e pastaj në krahinën e Dibrës shkrimtari partizan vë në shërbim te Lëvizjes gjithë forcat e veta morale e intelektuale, duke qene gjithnjë i bindur në drejtësinë e vijës së partisë.

4.

Këto janë disa nga të dhënat e reja, qe hedhin drite në jetën e shkrimtarit tone,thotë studiuesi dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi në artikullin kushtuar Haki Stërmillit në 14 vjetorin e vdekjes së shkrimtarit. Ai vdiq në një moshë kur mund t’i jepte akoma letërsisë sonë. Po veprat e shumta që ka lënë në dorëshkrim dhe veçanërisht ditari i luftës :”Shtigjet e lirisë» ,dy romanet, njëri nga koha e Skënderbeut e tjetri kushtuar luftës së rinisë sonë antifashiste, janë një kontribut i çmuar i shkrimtarit, ndonëse të panjohura akoma nga masa e lexuesve.

Etiketat e lidhura

Haki Stërmilli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.