FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hapësira Kulturore Uzina

Në godinën dikur të braktisur që sot ka marrë emrin “Hapësira Kulturore Uzina”, puna vazhdon që prej 13 korrikut të vitit 2019. Një grup të rinjsh nga Tirana me mbështetje të organizatës jo-fitimprurëse Toestand në Bruksel, qendrës Termo Kiss nga Prishtina dhe një qendre nga Tetova, krijuan këtë vend ndryshe për të angazhuar banorët e zonës.

“Ne jemi në Shkozë, jemi larg qendrës dhe ekziston një mënyrë e të menduarit për gjërat që janë larg qendrës se është e vështirë të shkohet atje apo që nuk janë shumë tërheqëse. Përveç kësaj, një sfidë për ne është edhe përballja me problemet e zonës”, shprehet Livia Tiçe. Problemet infrastrukturore janë shumë, por grupi i të rinjve vijon të jetë i angazhuar për të përmirësuar ditë pas dite kushtet brenda hapësirës së madhe.

”Nuk kemi mundur ta mbyllim të gjithën, ta izolojmë. Për momentin nuk kemi kushtet e duhura si p.sh ujë apo elektricitet, të cilat janë prioritet për ne. Duhet të punojmë për të siguruar këto kushte”. Të rinjtë mblidhen së bashku për të diskutuar rreth aktiviteteve që do të zhvillohen në të ardhmen, por edhe për të ndarë punët midis tyre. Ina është një 17-vjeçare nga Kosova, e cila ndjehet mirë për punën dhe kontributin e saj në këtë hapësirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?