Hapet “Oda e Kulturës Zadrimore”, në Lezhë

Ripërtëritja e traditës dhe vlerave historike kulturore, janë një mundësi e mirë për angazhimin e të rinjve në aktivitete të ndryshme, ekonomik sociale, që gjenerojnë punësim dhe përfitime ekonomike.

Në Gjadër, bashkia Lezhë, është inaguruar Qendra Kulturore “Oda e Kulturës Zadrimore” në kuadër të projektit “Krenaria Folklorike dhe Turistike e Lezhës”, i cili zbatohet nga Fondacioni Mary Ward Loretto në kuadër të projektit ” ReLOaD- Programi Rajonal per Demokraci Vendore financuar nga European Union in Albania e që zbatohet nga PNUD në bashkëpunim me bashkinë Lezhë.

Projekti ka si qëllim kryesor që nëpërmjet organizimit te festave lokale të komuniteteve te
Lezhës, të promovojë jetën social kulturore dhe turizmin lokal të zonës.

Të angazhoje te rinjtë dhe njerëzit e artit dhe sportit për të gjallëruar jetën social kulturore dhe të promovojë turizmin lokal.

Kjo qendër do t’i shërbejë shkollës dhe komunitetit të zonës e do të jetë një model për tu ndjekur nga njësitë administrative të tjera në Lezhë.

SHKARKO APP