FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Java Kulturore Kineze, koncerti “Melodies Along the Silk Road” në Teatrin “Skampa”

Elbasani mirëpriti një mbrëmje të veçantë artistike në kuadër të Javës Kulturore Kineze, një aktivitet organizuar nga Ambasada Kineze dhe Ministria e Kulturës. Skena e Teatrit “Skampa” u gjallërua nga koncerti “Melodies Along the Silk Road”, i cili solli për publikun elbasanas një përzgjedhje të veprave vokale dhe instrumentale të muzikës tradicionale kineze.

Koncerti u interpretua nga artistë të shquar kinezë, të cilët kanë ardhur enkas për këtë aktivitet kulturor, duke ofruar një udhëtim muzikor përgjatë “Rrugës së Mëndafshit”. Publiku shijoi ndërthurjen e tingujve magjikë dhe traditës mijëravjeçare të kulturës kineze, në një përvojë artistike unike.
Shumë artëdashës si dhe qytetarët u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme kulturore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?