Java Kulturore Spanjolle vjen në Tiranë dhe Gjirokastër me letërsi, flamenko, kinema dhe gastronomi

Java e Kulturës Spanjolle po vjen në Tiranë dhe Gjirokastër nga 3 deri më 7 nëntor, duke sjellë një program të pasur me letërsi, muzikë, kinema dhe gastronomi spanjolle që do t’i afrojnë publikun shqiptar me traditat dhe emocionet e vendit iberik. Me mbështetjen e Ministrisë së Tirizmit, Kulturës dhe Sportit, këtë të hënë më 3 nëntor, në Librarinë “Babel”, do të prezantohet në shqip libri “Anatomia e një çasti” i Javier Cercas, një vepër që rikthen ngjarjet e 23 shkurtit 1981, ditën e tentativës së dështuar të grushtit të shtetit në Spanjë, ndërthur historinë me reflektimin personal mbi momentet që formësojnë një komb. Në prezantim do të marrin pjesë përkthyesi Bashkim Shehu, Preç Zogaj dhe Artan Puto, me moderimin e Arlinda Dudajt, ndërsa hyrja do të jetë e lirë për të gjithë.

Po këtë të hënë, në Katedralen Ortodokse në Tiranë, balerina andaluziane Lucia La Bronce do të sjellë shfaqjen flamenko “Recondito”, një performancë intime dhe e fuqishme ku kërcimi, kënga, kitarat dhe perkusioni ndërthuren për të rikthyer shpirtin autentik të flamenkos. Lucia, finaliste dhe fituese çmimesh prestigjioze në Spanjë, do të interpretojë së bashku me katër artistë të tjerë, duke ofruar një mbrëmje plot emocione, gjithashtu me hyrje të lirë.

Ndërkohë nga data 4 deri më 6 nëntor, Qendra e Artit “Agimi” do të presë tre filma bashkëkohorë spanjollë: më 4 nëntor do të shfaqet “En los margenes” i Juan Diego Botto, një dramë që trajton ndikimin e krizës ekonomike në jetën e njerëzve, më 5 nëntor do të jetë “Cien anos de perdon” i Daniel Calparsoro, një thriller ku një grabitje banke shndërrohet në intrigat politike, dhe më 6 nëntor do të shfaqet “Ventajas de viajar en tren” i Aritz Moreno, një rrëfim psikologjik dhe satirik ku realiteti dhe imagjinata bashkohen në mënyrë surprizuese. Hyrja do të jetë e lirë për publikun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?