“Ju flet Moska” – Magjia e Ramës: Te njeriu i frikësuar vetëmbrojtja nxit nënshtrimin
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” në RTV Ora analizoi këtë të hënë “magjinë” që Edi Rama i ka bërë qytetarëve të vendit.
Sipas Myftaraj, Rama është siguruar të krijojë kultin e frikës në fillim të mandatit të tij. Tashmë Kryeministri po shfrytëzon situatën pas tërmetit për të fuqizuar kultin e tij.
Kastriot Myftaraj: Disa gazetarë të cilët marrin nga 3-4 rroga në skutat e qeverisë përveç pagës zyrtare dhe që ju bëhen sëbashku 10 mijë euro në total në muaj, po dalin ekraneve me teorinë se Edi Rama ushtron një efekt magjik mbi njerëzit me fjalën me sjelljen, me qëndrimin e tij, me batutat. Nuk ka fare nevojë t’i vjedhë apo t’i blejë votat se njerëzit e magjepsur do ta votojnë atë në 2021 dhe më vonë. Së pari njëherë kjo është një teori është një lloj mbrojtje e ndaluar e liderit dhe një dështim i tij sepse Edi Rama, më shumë se çdo lider tjetër kur ka qënë në opozitë ka hyrë në marrëdhënie dialogu dhe arsyetimi me popullin. Politika e vjetër përdorte ato metodat totalitare për të kontrolluar. Unë nuk jam politikan jam për të dialoguar me ju jam për tu kuptuar me ju, për të dëgjuar dhe kuptuar dhe të gjitha këto përktheheshin si një mënyrë e re për të bërë politikë. Ku në thelb të marrëdhënies të udhëheqësit me popullin nuk ishte magjia, raporti magjik por ishte aryseja.
Që unë dua tju bind, bindja me fjalë dhe argumente. Që unë do të realizoj këtë dhe pastaj ju do më çmoni më shumë akoma. Rama nuk ja arriti dot këtë pas 6 viteve të pushtetit dhe nuk ja arriti qeverisjes përmes arsyes dhe bindjes. Pikërisht mënyra se si po e trajton periudhë pas tërmetit dhe atë që mund ta quajmë bashkësinë e njerëzve të dëmtuar e tregon më mirë se çdo gjë. Po krijon kultin e tij ose më saktë po e fuqizon kultin e tij mbi këtë situatën e re të krijuar nga tërmeti dhe thonë se po magjeps njerëz, ndoshta po magjeps ata që e shikojnë në televizor dhe e kanë shtëpinë e tyre në rregull, por sigurisht nuk duken të magjepsur ata që janë jashtë dhe presin se si do zgjidhet problemi i tyre.
Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë: