Kleopatra grua, mbretëreshë dhe nënë moderne poliglote

Kleopatra ishte një grua, një mbretëreshë dhe nënë tepër moderne, e arsimuar dhe poliglote.

”Ajo ishte e bukur, por njëkohësisht edhe viktimë e dëshirës së saj për të magjepsur të tjerët”, është përshkrimi që historiani dhe prezantuesi i famshëm italian, Alberto Angela bën për mbretëreshën egjiptiane.

Alberto Angela ka bërë prezantimin e librit ”Kleopatra, mbretëresha që sfidoi Romën dhe pushtoi përjetësinë”, libër i cili është botuar nga Christian Greco, drejtori i Muzeut Egjiptian të Torinos.

”Kleopatra është një prani e fortë në muzeun tonë edhe pse ishte greke. Ne kemi një bust që i atribuohet, së bashku me djalin e saj Cesarione. Unë kam vizituar muzeun disa herë, dhe sa herë e vizitoj ndiej një emocion të madh”, theksoi Angela.

SHKARKO APP