“Koko Fest” mes pandemisë, “Pas Vdekjes” e Çajupit çel festivalin e Teatrit në Korçë
Në Korçë startoi Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit “Koko Fest” që këtë vit do të mbahet në ambient të hapur dhe me protokolle kundër përhapjes së koronavirusit.
“Pas Vdekjes”, vepra e Çajupit çeli natën e parë të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë, “Koko Fest” që këtë vit mbahet në ambient me protokolle kundër koronavirusit
Shfaqja nën kujdesin e regjisorit Hervin Çuli dhe trupës së Teatrit të Korçës përcjell mesazhe të forta për ruatjen e vlerave të gjuhës shqipe.
Pandemia e koronavirusit ndryshoi mënyrën e organizimit por jo konceptimin e “Koko Fest”, që mbetet një garë mes trupave profesioniste.
Në juri janë disa nga emrat më të spikatur të skenës.
Festivali do të vijojë për 5 nete me radhë, nën masat kundër koronavirusit.