Krishtlindjet, Samarxhi: Enciklopedia botërore nuk e pranon 25 dhjetorin si ditën e lindjes së Jezusit

Gazetari Ferdinand Samarxhi për Ora News ka folur më shumë në lidhje me krijimin dhe zanaillën e ditës së Krishtlindjeve.

Samarxhiu ka sqaruar se kjo ditë feste ka lindur në kohën e romakëve parakristianë, ndërkohë që sipas tij enciklopedia botërore nuk pranon 25 dhjetorin si ditën e lindjes së Jezusit për shkak të përshkrimit që i është bërë nga historia.

Ai ka thënë se fakti që thuhet se barinjtë natën e lindjes së Krishtit ishin nëpër fusha, nuk përshtatet me pozitën gjeografike të Betlehemit.

Samarxhiu: Pas perandor Aurelit, kulti i diellit të pamposhtur do të quhet fe zyrtare e shtetit të romakëve parakristianë. Kur erdhi perandori Kostandin me origjinë ilire, i cili pasi mori pjesë në koncerin Nikeas 324, bëri që ta inkuperojë këtë datë, 25 dhjetor, duke qenë se festohej në të gjithë vendet e botës, e caktoi si datë zyrtare për lindjen e Krishtit.

Gjithë himnizimi i besimit pagan përpara, u pagzua në një ditë të lindjes së Krishtit. Është aq e vërtetë saqë enciklopedia botërore nuk e pranon datën e lindjes së Krishtit në këtë datë, për vetë kushtet historike në të cilat ka lindur Jezusi në Betlehem, ku thuhet se barinjtë ishin natën fushave. Po të jesh më 25 dhjetor natën fushave, nuk mund të jesh në ato kushte historike dhe gjeografike që ndodhet vendlindja e Jezusit.

Ndaj kjo ishte një datë që u inkuperua, u pagëzua me një akt zyrtar nga Kostandini që bëri një gjë të madhe për krishtërimin, duke mos e ndarë burimin e traditës së paganizmit, por i mori këto elementë dhe i vazhdoi me ditën e lindjes së Krishtit. Këto elementë ishin kremtimet, festat, dhuratat që bënin njerëzit, zbukurimi i pemës së vitit të ri që e quajmë  ne sot, që simbolizonin begatinë që do të vinte. Kjo ditë e madhe që sot quhet Krishtlindje, i ka rrënjët në romakët parakristianë.

SHKARKO APP