Kryebashkiaku Beci nderon të atin në Ditën e Alfabetit: Bahri Beci i fali jetën gjuhës shqipe

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka kujtuar me emocion të atin, Bahri Becin, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke ndarë një mesazh prekës për kontributin e tij në arsim dhe gjuhësi.

Në një status të publikuar sot, Beci thekson se babai i tij ia kushtoi gjithë jetën gjuhës shqipe dhe edukimit të brezave. Ai kujton Bahri Becin si një nga autorët e Abetares dhe pjesëmarrës të Kongresit të Drejtshkrimit, mes firmëtarëve që vulosën shqipen e njësuar.

“Brezi im dhe shumë breza të tjerë kanë mësuar me librat që ai shkroi me aq dashuri dhe përkushtim”, shkruan kreu i Bashkisë Shkodër, duke treguar se kujtimi i tij është i mbushur me imazhin e babait të ulur mbi tavolinën e punës, duke kërkuar fjalën më të saktë dhe më të bukur për fëmijët e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beci rrëfen se për të, Abetarja nuk ka qenë vetëm libri i parë i shkollës, por edhe një dritare nga e cila ai ka parë sa shumë dashuri mund të vendosë një njeri në punën e tij./J.H/

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi: 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?