“Kujtesa e një Qyteti” mbledh aktorët e teatrit Migjeni
Në 70-vjetorin e teatrit të Shkodrës, vend ku janë luajtur me dhjetra premiera është promovuar libri “Kujtesa e një qyteti” e autorit Xhahid Bushati.
Një libër prej 305 faqesh ku flitet për 37 personazhe që formësojnë identitetin e këtij teatri.
Sipas autorit, në këtë libër është e përmbledhur gjithçka sa i përket teatrit Migjeni.
Xhahid Bushati: Ky libër është dhe një detyrim qytetar për Shkodrën time që Migjeni i madh dhe i pavdekshëm e quante dashnorja e liqenit ëndërrtar.
Në sallën ku janë ngjitur duke interpretuar, këtë herë një pjesë e tyre ishin si spektatorë.
Zef Deda: Urime Xhahid Bushati për këtë pëërmbledhje të librit të bukur, për këta artista të mëdhenj të teatrit Migjeni.
Edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se roli më i madh ëstë i atyre që i kanë dhënë Shkodrës këtë tempull që i kanë dhënë këtij vendi emrin qytet.
Voltana Ademi: Rolin më të madh e kanë të gjithë ata që kanë dhënë jetën, kontributin, gjithçka kanë pasur për teatrin Migjeni, për artin në Shkodër dhe që i kanë dhënë Shkodrës këtë tempull.
Në festën e 70-vjetorit të teatrit profesionist të Shkodrës morën pjesë jo vetëm aktorë, pr edhe shumë personalitete të qytetit.