Kukësi në sytë e emigrantëve
Erestina dhe Zhaneta Mucmata motrat nga Shtiqni i Kukësit, jetojnë prej më shumë se 15 vitesh në Itali. Ato rikthehen çdo verë në vendlindje. Këtë radhë nuk kanë ardhur me prindërit por me shoqërinë e tyre nga Italia dhe kanë një mision: Ti njohin ata me vendlindjen, me Kukësin historinë dhe trashëgiminë kulturore.
Vizita e parë ishte muzeu etnografik i Kukësit. Bashkëmoshataret e tyre janë befasuar. Kostumet popullore të trevës iu janë dukur mrekulli. Ato kanë dëgjuar për historinë e këtij vendi te vogël që në nisje. Natën e së premtes motrat bashkë me miqtë nga Italia do të jenë pjesë e festimeve të Gjallicës.
Në fakt edhe pse vëmendja kryesore e sezonit veror është bregdeti, Kukësi nuk ngel pas me vizitorë të shpeshtë. Të tillë janë kuksianët që kanë emigruar si Erestina e Zhaneta, që sa herë që kthehen në vendlindje sjellin miq e promovojnë zonën e jo vetëm por edhe Shqipërinë.