Kur një emision radiofonik i tmerroi të gjithë amerikanët
Lufta e botëve. Nju-Jork, 30 tetor 1938: Emisioni radiofonik i CBS Mercury Theater transmeton një përshtatje të Luftës së Botëve, nga romani i vitit 1897 me të njëjtin emër, i autorit HG Wells. Skenari, i cili përshkruan një pushtim alienësh, përshtatet për të tashmen nga një Orson Welles i ri në moshë, i cili është gjithashtu drejtor dhe producent i programit. U transmetuan një sërë njoftimesh për shtyp dhe buletinesh, që i lanë dëgjuesit gjithnjë e më shumë të alarmuar. Dhe ai që filloi si një eksperiment radiofonik, përfundoi me miliona amerikanë të frikësuar (në foto, Welles u shpjegon gazetarëve se ai nuk kish për qëllim të mbillte panikun).
Episodi është ndoshta shembulli më i famshëm i një shakaje që u mor për histori reale. Por nuk është i vetmi. / bota.al