Letërsia erotike, në Shqipëri shumë pak botime

Jemi në verë dhe ditët e nxehta kërkojnë letërsi të nxehtë, por ndërkohë që në botë mund të gjesh revista dhe portale pafund që sugjerojnë këtë lloj letërsie, në rast se do të ndalemi tek Shqipëria duket se në këtë aspekt kemi një vakancë. Po cilat janë arsyet? “Historia e letërsisë shqipe për vetë terrenin në të cilën është ndërtuar është një histori shumë e varfër përsa i përket temës së letërisë erotike, megjithatë edhe pse është e varfër, në to mund të gjedh personazhe apo zbërthime të erotizmit përmes fabulave të ndryshme të historive të dashurisë siç është “10 ditë që nuk tronditën botën” të Aurel Plasarit, apo sëfundmi unë i ujam rikthyer “Vajza e Agamemnonit” të shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare”, thotë Alda Bardhyli.

Erotizmi në letërsi shpesh na ndihmon të hedhim dritë në anën tonë të errët. Është njëlloj hapje mendësie, dhe atmosfera e detit, diellit apo temperaturave të larta i shkon më së miri. Për skena erotike apo karaktere te forta, në çantën e pushimeve ka disa tituj të domosdoshëm. “Kur flitet për lëtërsinë erotike nuk mund të mos rekomandojmë libra të Markezit de Sade, ai konsiderohet si babai i erosit. Një tjetër libër i fortë që ka ngjallur shumë reagime kur është botuar është libri i shkrimtares franceze Pauline Reage, “Historia e O-se”, edhe ajo niset nga histori personale për të bërë një libër,i cili do të dominonte dhe do të ishte një nga librat më të shitur jo vetëm në Francë, por kudo në botë.

“Lolita” e Nabokov është një libër që flet për nënështrimin. Tregimet e Bukowskit janë tregime që do të jenë gjithmonë në cantën e pushimeve sa herë që flitet për letërsinë erotike”, vazhdon ajo më tej. Në gjithë historinë e tij erosi ka ndikuar apo ka pasur një rol të rëndësishëm në ndërgjegjësim. Jo vetëm përsa i përket etapave kulturore, por edhe sa i përket shoqërisë, politikës dhe shumë gamave të tjera të zhvillimit. “Më kujtohet një bashkëbisedim që Gjergj Fishta ka pasur me Lasgush Poradecin. Teksa bisedonin për gjithcka që kishte të bënte me erosin më tepër sec duhet në poezitë e Lasgush Poradecit, dukej justifikuar pak veten, Fishta i thotë që unë nuk mund t’i bëj keq shëndetit tim. Dëmtimi duhet parë si një gjë figurative, pasi erosi është ai që hap në njëfarë mënyre të gjitha zonat e fshehta të ndërgjegjes njerëzore’, thotë Bardhyli. /Top Channel/

SHKARKO APP