Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Letërsia mbetet atdheu universal i njerëzimit në të gjitha kohët

Kultura E shtunë, 25 Shtator 2021 22:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Entela Kasi

Prej 17 vjetësh, Peja është kthyer në një qytet të kulturës evropiane dhe asaj botërore, falë Takimeve Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli, të cilat i kanë sjellë Kosovës, personalitete të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare. Përmes këtij manifestimi nderkombëtar, Kosova ka shpalosur vlerat e humanitetit, parimet universale të lirisë, duke dëshmuar trashëgiminë kulturore jo vetëm letrare por edhe atë historike të shqiptarëve e cila mbetet një pasuri e çmuar për njerëzimin dhe kulturën botërore e sidomos për Evropën e shekullit në të cilin vlerat e dinjitetit njerëzor mbeten vlera të mbarë njerëzimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Letërsia, artet, janë pasuri e çmuar për njerëzimin. Punët e artit janë trashëgimia e kulturës së qytetërimeve nga antikiteti në kohët moderne. Ky Manifestim i cili mban emrin e poetit Azem Shkreli, një prej majave të letërsisë shqipe, mbetet i një rëndësie të veçantë dhe njëkohësisht një urë lidhëse midis Kosovës, rajonit të Ballkanit, Evropës dhe botës. Komuna e Pejës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sporte, stafet organizative të këtij Manifestimi Ndërkombëtar, kanë ditur të sjellin elita të mendimit botëror në Kosovë, duke i dëshmuar krejt kryeqendrave të botës, jo vetëm trashëgiminë kulturore identitare të shqiptarëve, por vlerat e humanitetit të kulturës shqiptare e cila mbetet përfaqësuese dhe e rëndësishme për botën e madhe të letërsisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ismail Kadare, shkrimtar dhe intelektual i përmasave evropiane dhe botërore ka nderuar Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli, në vitin 2016. Kadare, laureat i Çmimit Ndërkombëtar Letrar Azem Shkreli në vitin 2016, me pjesëmarrjen e tij në këtë manifestim të përmasave elitare, i bëri një shërbim të çmuar Pejës dhe Kosovës. Fjala e Kadare drejtuar lexuesit, publikut dhe autoriteteve përcjell ende edhe sot mesazhe të rëndësishme për shqiptarët, rajonin dhe botën.

Poetë shqiptarë dhe të huaj kanë qenë Laureatë të Çmimeve Azem Shkreli, mes tyre Visar Zhiti, e shumë të tjerë, maja të poezisë dhe letrave. Studiues, albanologë, përkthyes, nga vendi dhe bota mbeten ambasadorët më të mirë të përfaqësimit të kulturave duke ndërtuar me punën dhe veprën e tyre ura komunikimi midis kulturave tashmë të përfaqësuara ku secila mbetet pasuri e çmuar për njerëzimin pavarësisht kufijve gjuhësorë, politikë dhe kufizimeve të tjera.

PEN International, Organizata Ndërkombëtare e Poetëve, Eseistëve, Shkrimtarëve, e themeluar në Londër në vitin 1921 nga autoritetet e letërsisë dhe mendimit botëror, gjatë këtyre ditëve është në Pejë, Kosovë, në Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli, duke u përfaqësuar nga personalitete dhe autoritete të letersisë botërore të sotme. Emmanuel Pierrat, shkrimtar, Kryetar i PEN Francës, njëkohësisht edhe Kryetar i Komitetit të Shkrimtarëve për Paqe të PEN International, do jetë i pranishëm në këtë Manifestim, në ceremoninë zyrtare të Takimeve Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli, ku do ketë fjalën ceremoniale dhe po ashtu do të lexojë gjatë takimeve fragmente nga libri i tij Morali i lajmit dhe morali i çensurës. Veprat e Emmanuel Pierrat janë botuar nga Gallimard dhe Fayard në Francë. Po ashtu janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë dhe vende të ndryshme të botës.

Sylvestre Clancier, poet dhe intelektual francez, një prej drejtuesve të bordit të PEN International, po ashtu mik i çmuar i letërsisë shqipe dhe njohës i thellë i veprës së Kadare, është pjesëmarrës në këto takime. Clancier me elegancën e mendimit dhe diplomacinë në komunikim ka bërë të mundur që PEN Kosova, themeluar në vizionin e Presidentit Ibrahim Rugova, të pranohet në asamblenë ndërkombëtare të PEN mbajtur në Tromso të Norvegjisë, kur për herë të parë Kosova kishte vendin e vet në këtë Organizatë të rëndësishme për kulturën botërore, përfaqësuar nga Presidenti i PEN Kosovës, poeti Basri Qapriqi.

Antonio Della Rocca, poet dhe shkrimtar italian, nga Trieste vjen në këtë manifestim nën përkthimin e poetes, publicistes dhe gazetares së njohur Ilire Zajmi- Rugova. Vepra e Antonio Della Rocca prej vitesh i ka kapërcyer kufijtë e Italisë. Rafawl Newman, poet, kritik arti, përkthyes një nga artistët hebrenj të Zvicrës është pjesëmarrës në këtë aktivitet të rëndësishëm. Për herë të parë në Pejë , vjen nga Izraeli poetja dhe studiuesja e njohur Hava Pinhas Cohen, autore e shumë librave në gjuhë të ndryshme të botës. ‘ Të bashkosh të ndarët’ është libri më i ri i saj i cili ka tërhequr vëmendjen e kritikës letrare në botë.

Hemuth A Niederle, poet, antropolog, drejtues i PEN Austrisë, një emër i njohur për kulturën evropiane, e njëkohësisht një përkrahës dhe mbështetës i kulturës shqiptare dhe autorëve shqiptarë me banim në Austri, vjen në këtë manifestim nderkombëtar, duke sjellë jo vetëm poezi por kujtimet dhe lidhjen e tij tepër të veçantë me Kosovën dhe Shqiptarët. Përveç autorëve të huaj, poetë dhe studiues të letërsisë shqipe do të jenë gjatë ditëve të këtij aktiviteti me promovime librash, lexime dhe takime me publikun. Erestina Halili, Anton Nikë Berisha, dhe të tjerë autorë do të promovohen gjatë ditëve të manifestimit.

Poetë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe rajoni do të lexojnë poezi të tyre. Mes emrave të 18 autorëve shqiptarë, në Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli, do të jenë për publikun në orën qëndrore të Manifestimit, Aleksandër Çipa, Rozafa Shpuza, Naime Beqiraj, Arjan Kallço, Flamur Shala, Xhevat Latifi, Irena Gjoni, Lindita Ramushi Dushku, Rami Kamberi, e shumë autorë të tjerë shqiptarë nga hapësirat mbarë shqiptare. Në këtë vit, djali i poetit Azem Shkreli, Valon Shkreli, do të jetë në të gjitha ditët e Manifestimit. Ashtu siç është në traditën e Takimeve Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli, do të ndahen edhe çmimet letrare.

Përgjatë këtyre ditëve Peja, vendlindja e poetit Azem Shkreli, do të jetë një qendër e Kulturës Evropiane. Me këtë rast, Qendra PEN e Shqipërisë , Qendra PEN e Kosovës dhe PEN International, do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Pejës, për aktivitete të rëndësishme të cilat do të bëjnë të mundur që qyteti i Pejës të gëzojë statusin e qytetit të kulturës evropiane.

Presidente e PEN Qendrës të Shqipërisë

Tiranë,

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 5 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 5 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 8 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 7 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.