Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 22:33 Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank Presidenti i Paraguajit, Pedro Alliana, deklaroi se rikuperimi i fondeve pensionale të bllokuara në Ueno Bank do të jetë prioritet, pasi kriza bankare çoi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Letra e Mit’hat Frashërit mbi situatën e brendshme në Shqipëri dhe marrëdheniet e saj me Francën

Kultura E enjte, 14 Janar 2021 13:04
Letra e Mit’hat Frashërit mbi situatën e brendshme në Shqipëri dhe marrëdheniet e saj me Francën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Janar 2021

“France-Orient” ka botuar, më 10 qershor 1922, në faqen n°86, një letër të Mit’hat Frashërit (Sulo Kendom) mbi zhvillimet e brendshme asokohe në Shqipëri dhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Francën, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëri

Letër nga Tirana

Tiranë, 25 maj.

Operacioni i domosdoshëm nga ngjarjet e marsit të kaluar duket se po jep rezultate të mira: qeveria, pasi u bë zotëruese e situatës në dhjetë ditë, ndërmori masa që mund të cilësoheshin si radikale, udhëheqësit e bandave u gjykuan nga gjykata ushtarake dhe u ekzekutuan, më shumë se njëqind u arrestuan, shumë prej të cilëve tashmë janë dënuar, shumë të tjerë janë gjobitur rëndë, përveç kësaj, një operacion çarmatimi është ndërmarrë dhe po vazhdon në këtë moment me rregullsi dhe rregull, pa shkaktuar shqetësime ose vështirësi.

Këto masa patën efektin e menjëhershëm të përhapjes së besimit tek qeveria. Tani për tani siguria dhe qetësia janë perfekte, kështu që trazirat e marsit, siç ju thashë në korrespodencën time të fundit, i përkasin tashmë historisë.

 Pas kësaj, unë do të nxitoj t’ju tregoj për një ngjarje të lumtur, të lumtur nga këndvështrimi i marrëdhënieve të Francës me Shqipërinë, dua të flas për emërimin e Z. Béguin Billcoq, konsullin e Francës në Shkodër, si i ngarkuari me punë pranë qeverisë shqiptare, në pritje të emërimit të një Ministri (Ambasadori) të Plotëfuqishëm, i cili, pa dyshim, nuk do të vonojë shumë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

 Kjo hap një rrugë të re për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe është lajm i mirë që emërimi i një përfaqësuesi zyrtar nga ana e Francës nuk vonoi më, sepse ende nuk kanë një ide të saktë në brigjet e Seine-s mbi simpatinë dhe prestigjin që gëzon emri i Francës në Shqipëri.

Këtij fakti të lumtur i shtohet prania në Tiranë, prej dy javësh, e Z. Justin Godart, deputetit të shquar dhe simpatik të Lyon-it; ai është objekt i vlerësimit dhe vëmendjes së përgjithshme, sepse udhëtoi në vend gjatë muajve prill dhe maj 1921 dhe publikoi një vepër (L’Albanie en 1921 – Shqipëria në 1921) e cila mbushi me krenari dhe mirënjohje zemrat e të gjithë shqiptarëve. Z. Godart po vjen edhe një herë si mik në një vend të njohur dhe udhëtimi i tij i dytë nuk do të dështojë të zgjojë edhe më shumë dashurinë e Francës tek shqiptarët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas emërimit të ngarkuarit me punë të Francës, ja që prej dhjetë ditësh, edh ai i Jugosllavisë, z. Iliç, mbërriti nga Beogradi. Z. Iliç vjen për të hapur rrugën dhe përgatitur legatën për Ministrin (Ambasadorin) e Serbisë i cili tashmë është caktuar dhe i cili po pret të vijë.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Në këtë mënyrë, marrëdhëniet diplomatike të qeverisë së Tiranës fillojnë të hyjnë në rrjedhën normale. Unë do të them këtu që kjo qeveri, pasi u njoh në takimin e Konferencës së Ambasadorëve të 9 nëntorit 1921 nga katër fuqitë e mëdha (Franca, Britania e Madhe, Italia, Japonia) ka vazhduar të njihet që atëherë dhe në mënyrë të njëpasnjëshme nga Belgjika, Austria, Bullgaria, Zvicra, Finlanda, Luksemburgu, Rumania, Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, Hungaria.

 Unë do ta përfundoj këtë letër duke treguar përpjekjet e qeverisë për zhvillimin ekonomik dhe industrial të vendit, për shfrytëzimin e burimeve natyrore të tij. Ministri i ri i Punëve Publike, Z. Koleka, përhap për këtë qëllim një veprimtari të madhe plot vullnet të mirë dhe të ngulitur me një frymë të liberalizmit të gjerë.

 Parlamenti është akoma me pushime. Në parim, duhej të mblidhet më 1 prill, por deputetët, në marrëveshje me pushtetin ekzekutiv, e konsideruan të përshtatshme që të shtyhej kthimi i Dhomës në fillim të shtatorit të ardhshëm. Kjo do t’i lë më shumë liri qeverisë dhe nuk do ta pengojë në punën e saj.

 Komisioni ndërkombëtar për Përcaktimin e Kufijve shqiptarë vazhdon punën e tij; demarkacioni i territorit midis detit Adriatik dhe liqenit të Shkodrës tashmë ka përfunduar. Tani jemi duke punuar në verilindje të qytetit të Shkodrës, në rajonet e banuara nga fiset Grudi, Hoti dhe Kelmendi, fise të cilat vuajtën shumë gjatë luftës dhe shtëpitë e të cilave u shkatërruan nga fqinjët e tyre.

 Ndërsa kjo punë vazhdon në veri, qeveria shqiptare i ka bërë thirrje përsëri Konferencës së Ambasadorëve për të kërkuar evakuimin nga grekët e një rajoni të vendodhur në lindje të qytetit të Korçës (që përfshin rreth tridhjetë fshatra) që trupat helene vazhdojnë të pushtojnë në një mënyrë arbitrare që nga largimi i trupave franceze në maj 1920. Konferenca e Ambasadorëve i dha drejtësi kërkesës shqiptare dhe sapo ka përcaktuar një zonë neutrale që Greqia është e ftuar të evakuojë, ndërsa më vonë, Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve gjithashtu do të shkojë në provincën e Korçës për të përcaktuar kufijtë e kësaj krahine.

SULO KENDOM

Etiketat e lidhura

Letra e Mit’hat Frashërit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank
Para 6 orësh

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 7 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 7 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!
Para 7 orësh

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 7 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 8 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

3 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 8 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 7 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.