Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:23 Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë Intervistë ekskluzive me arkitektin Oscar Di Domenico mbi misionin eksplorues në Kinë dhe sinergjitë e reja mes dizajnit italian dhe teknologjisë e materialeve kineze…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luftëtari i lirisë që u shua si armik i popullit

Kultura E enjte, 6 Gusht 2020 22:22
Luftëtari i lirisë që u shua si armik i popullit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në gjyqin që u bëhej opozitarëve të “Bashkimit Demokratik Shqiptar” të Musine Kokalarit, Sami Çeribashit, Gjergj Kokoshit, Qenan Dibrës etj. ishte edhe një burrë mbi të ’60-at, i cili një pjesë të jetës e kishte kaluar në luftë me pushtuesit e Shqipërisë, apo në burgjet e tyre dhe pjesën tjetër në përpjekje për zhvillimin e vendit të vet si deputet i paralamentit të parë dhe prefekt i disa qarqeve. E megjithatë atë qershor të 1946-ës Kol Rodhe gjykohej nga shteti i tij si armik i popullit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Koli Rodhe njihej si luftëtar kundër xhonturqve, si i burgosur i tyre, si aktivist i flaktë i “Vatra” dhe themelues i “Besa-Besë” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një prej luftëtarëve që kapërceu oqeanin për të marrë pjesë në luftën e shqiptarëve për liri në prag të shpalljes së Pavarësisë, si drejtues i gazetës me orientim të hapur kombëtar “Vullnetari” që drejtoi kur u rikthye në SHBA e më pas si një nga mbështetësit e zhvillimit të vendit të tij si deputet i parlamentit të parë shqiptar dhe prefekt i disa qarqeve të Shqipërisë, por ai do të dënohej me 30 vjet burg pasi ishte një nga ata që kishte bojkotuar zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 dhe u kishte dalë kundër komunistëve shqiptarë në aleancë me jugosllavët, duke u thënë në një mbledhje të Frontit Nacionalçlirimtar ”Në qoftë se Jugosllavia është mikja jonë ajo duhet të shpall Kosovën Republikë”. Ky qëndrim e këto deklarata iu numëruan në sallën e gjyqit si akuza dhe luftëtari i lirisë, që ca ditë më vonë do të mbushte 63 vjeç, u dërgua në burgun e Burrelit, ku edhe do të shuhej në vitin 1949, ndërsa hija e përndjekjes do të mbulonte edhe familjen e tij me gruan dhe pesë fëmijët.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Një nga stërmbesat e Koli Rodhes, ka dërguar për kujto.al një material, të mbështetur në botime e publikime mbi figurën e stërgjyshit të saj, të cilën kujto.al, po e publikon të plotë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga Xhorxhia Anxhara

Kol Rodhe u lind në vitin 1883, në një familje të thjeshtë samarpunuesish në Korçë. Që në moshë të re u ndoq nga Xhonturqit për idetë e pavarësisë. Në vitin 1902, Xhonturqit e arrestojnë dhe e mbyllin në burgun e Himarës. Del dhe mbërrin në Odesë e shkon deri në Siberi ku mbledh ndihma për familjen e Papa Kristo Negovanit të therur nga shovinistët greke. Në vitin 1908, ndodhej ne SHBA, ku ngriti shoqërinë “Besa-Bese” si kryetar i saj dhe punoi për ngritjen e degëve në të gjithë SHBA. Në shoqatën “Vatra” ishte kryetar i Pleqësisë.

Ai ishte një ndër organizatorët dhe pjesëmarrësit në meshën e parë në gjuhën shqipe që mbajti Fan Noli në Kishën Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston.

Në vitin 1910, kthehet në atdhe bashkë me një grup të shqiptarëve të Amerikës si vullnetarë të Komitetit Shqiptar “Liri a Vdekje”.

Së bashku me patriotë të shquar organizojnë punën dhe luftën për fitoren e pavarësisë pas 5 shekujsh robëri. Ka marrë pjesë në çlirimin e shumë krahinave të Shqipërisë nga Xhonturqit, duke u burgosur dhe plagosur. Në vitin 1914, emërohet shef i xhandarmërisë në Korçë. Shok armësh me Spiro Ballkamenin, Themistokli Gërmenjin, Sali Butkën, etj..

Kol Rodhe zgjidhet deputet i Parlamentit të parë shqiptar në 21.04.1921. Kol Rodhen, populli i Korçës e zgjodhi disa herë deputet gjatë qeverisjes mbretërore ku ai u emërua në poste të rëndesishme si prefekt në Shkodër, Berat, Gjirokastër dhe Fier. Pas përfundimit të luftës, Kol Rodhe i moshuar, i lodhur nga luftërat për pavarësi dhe liri, nga burgjet, nga përpjekjet e perkushtimi për çështjen mbarëkombëtare shqiptare, arrestohet me motivacionin e marrjes pjese në “Grupin e Rezistencës” dhe detyrohet që në seancen e 5-të të pseudogjyqeve të popullit të japë llogari si “Armik i Popullit”. Kur kryetari i gjyqit e pyet ai i pergjigjet burrërisht pa pranuar asnjë akuzë. Kryetari: I pranon akuzat? Kola: Asnjë. Kryetari: S’ke pasur lidhje me tradhtarët? Kola: Jo. Prokurori: Asnjë faj s’ke bërë? Kola: Asnjë. Prokurori: Atëherë të paskan sjellë kot këtu (qesh). Gënjen Kol Rodhe. Ti thua që rinia nuk duhet të merret me politikë. Ti ke qenë Inspektor i Ministrisë së Brendshme…Nuk ke përkrahur lidhjet tona me Jugosllavinë. Kërkoje Autonominë e Kosovës.Po, o Ujk plak, po Kol Rodhe…Ti deshe Regjencën e Mehdi Frashërit, deshe ndërhyrje të jashtme, se gjendja qenka e errët…Deshe shpërndarjen e ushtrisë, mbrojtjen e atdheut…deshe qeveri koalicioni me shumë partira, deshe të prishësh unitetin politik e popullit shqiptar…

Ishte koha kur diktatori Enver Hoxha dekorohej me “Urdhrin e heroit të popujve të Jugosllavisë” kurse patrioti Kol Rodhe, i mbështjellë me flamurin shqiptar arrestohet, burgoset, fyhet dhe dënohet me 30 vjet burg politik ku edhe ndërroi jetë nga torturat dhe uria në ferrin e Burrelit, në qelinë 6, në vitin 1949.

Historia nuk harron, dosjet e krimit i gjen dhe në shtypin e shkruar nga retrospektiva e deri sot. Ai la pas familjen e tij, bashkëshorten Ollgën dhe 5 femijë: Sofikan, Dafinan, Bardhylin, Elenicën dhe Romeon të cilët u përndoqën në vitet e diktaturës, por mbetën njerëz që transmetonin vlera fisnike, qytetarie dhe atdhedashurie.

Sot, jetojnë nipërit dhe mbesat e tij të cilet kaluan në kalvarin e persekutimeve, ka 9 nipër dhe mbesa, 15 stërniper dhe stërmbesa. Emrin e Koli Rodhes do e ndeshni kudo ku flitet për çështje shqiptare, ku luftohet për Liri, Komb e Mevetësi. Koli Rodhe ka qenë një patriot sikurse e citonte shkrimtari Andon Frashëri në veprën me të njëjtin titull. Ai ka qenë mëmëdhetari që jetoi në 3 epoka: Rilindje, Pavarësi dhe Genocid Komunist. Kol Rodhe do të mbetet i paharrueshem në altarin e Atdhetarizmit.

Eleni dhe Genc Leka

Fakt tjetër: poeti i pushkatuar i Librazhdid, Genc Leka, ka qenë dhëndri i Koli Rodhes, bashkeshorti i vajzës së tij, Elenica, e cila ka ndier mbi supet e saj kalvarin e persekutimit edhe të babait edhe të bashkeshortit. Respekte për këta kolosë të mendimit të lirë!

Shënim: Materiali është nga libri “Udhëve të historisë, të pathëna për shqiptarë te famshëm”, vëllimi 1, Autore: Klara Çela (Mitrushi), mbështetur në gazetat e kohës dhe kujtimet e familjes Rodhe.(kujto.al)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 4 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe
Para 13 minutash

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 22 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 30 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.