Luiza dhe Kristiani, mbrëmje lutjeje për më shumë paqe, gëzim edhe shpresë
Lutjet për më shumë shpresë e gëzim në këto ditë festash, bëri sërisht bashkë artistët Luiza Xhuvani dhe Kristian Koroveshi në kishzën “Lindja e Krishit”, tek katedralja ortodokse. Ndërthurja e tekstit fetar me poezi të Ilirian Zhupës, Timo Fllokos dhe Johan Vupës nga artistët, duke iu lutur figurës së shpëtimtarit për Vitin e Ri 2021, për më shumë dashuri paqe mes njerëzve.
“U bëmë bashkë për t’iu lutur Krishtit, në formë artistike dhe sociale që në ditë të tilla, siç janë ditët e festave, të bëhen bashkë të gjitha dimensionit të qenies së njeriut, arti, besimi dhe shpirti. Edhe vet besimi është një akt dashurie, kjo është një dashuri për veten, për Zotin, se njeriu vjen në kishë për të pasur gëzim edhe shpresë. Kjo ishte ideja ime”, rrëfen Koroveshi, i cili është edhe ideatori i këtij projekti.
Edhe pse një mbrëmje lutjesh, por ku u bën bashkë artistë edhe këngëtari i muzikës bizantine, Theodhor Pecit dhe At Anastasin, si në një liturgji fetare, për të uruar të gjithë njerëzit për më shumë mirësi.