Luiza Xhuvani i rikthehet skenës
Pas një shkëputje disa mujore, pas vdekjes së bashkëshorit të saj, Gjegj Xhuvanit, Luiza Xhuvani i rikthehet sërish skenës. Këtë herë jo në një rol në një dramë apo komedi por në një mbrëmje poetike. Me parnerin e saj skenik, Ndriçim Xhepën, Xhuvani do t’i dhurojë sërish emocione publikut. ”Mbrëmë i përshpërita një ylli”, është vepra e përzgjedhur nga aktori i ri Krisitian Koroveshi, që bën bashkë dy mjeshtrat e skenës, Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa. “Tre aktorët e skenës shqiptare premtojnë emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike. Ju ftojmë në një darkë për dashurinë, dialog poetik për jetën dhe një rrëfim i shpirtit”.