Lutje, qirinj dhe pelegrinazh në Shijon gjatë Festës së Shën Joan Vladimirit

Besimtarë ortodoksë nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe vende të tjera të rajonit, janë mbledhur në Manastirin e Shën Joan Vladimirit për të përkujtuar dhe nderuar shenjtorin. Qindra pelegrinë vizituan këtë të mërkurë fshatin Shijon, ku ndezën qirinj, morën pjesë në lutje dhe u përfshinë në ceremonitë fetare të organizuara me rastin e kësaj feste.

Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andoni, u ndal te mesazhi dhe rëndësia shpirtërore e kësaj dite, duke theksuar se figura e Shën Joan Vladimirit bashkon besimtarë përtej kufijve kombëtarë. I pyetur nga gazetarët edhe për debatin e fundit mbi terapinë hormonale, një çështje që ka shkaktuar reagime dhe protesta në vend, ai dha qëndrimin e tij lidhur me këtë temë.

”Sot është një ditë e bekuar. Kanë ardhur besimtarë jo vetëm nga Shqipëria por edhe Mali i Zi dhe Maqedoni. Shën Joani është shembull i imirë i një udhëheqësi dhe prijësi që ishte gati të sakrifikonte jetën e tij për të mos dëmtuar të tjerët”,-tha Imzot Andoni, Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për besimtarët, festa e Shën Joan Vladimirit mbetet një traditë e rrënjosur ndër vite dhe një moment i veçantë reflektimi e frymëzimi shpirtëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?