Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Malësia e Gjakovës ka një lis të madh më pak – Bajram Nezaj na la një emër të nderuar dhe një shembull për t’u ndjekur

Kultura E enjte, 19 Dhjetor 2019 21:44
Malësia e Gjakovës ka një lis të madh më pak – Bajram Nezaj na la një emër të nderuar dhe një shembull për t’u ndjekur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

– Që sot Malësia e Gjakovës ka një lis të madh më pak

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– Gjurmët e tij do të mbeten të paharruara tek të gjithë ata që e njohën apo e takuan qoftë edhe njëherë të vetme

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 6 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 10 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

– Mirupafshim Bajram Nezaj!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork

Në orët e hershme të mëngjesit së datës 17 Dhjetor 2019 të rrahurat e fundit të zemrës së tij të madhe hodhën hapat e parë të rrugës për në Parajsë dhe të kujtimeve të mira e nderimit të bashkëkombësave të tij kudo punoi, veproi dhe jetoi nga Shpishani i Malësisë së Gjakovës, ku u lind e deri në “Kryeqytetin e Botës”, Nju Jork.

Si bir i një familjeje dhe fisit të nderuar të Ali Ibrës, Bajram Nezaj u dallua që në rininë e hershme të tij për zgjuarsinë, njerzillëkun dhe ndershmërinë që do ta ndiqte në çdo hap edhe tani që fizikisht nuk është midis nesh. Pasi kryen shkollën fillore e shtatëvjecare, Bajram Nezaj kryen shkollën e mesme dhe vazhdon studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Tiranë. Ai është ndër inxhinierët e parë në SMT-në e Kukësit, ku shquhet për vullnetin në punë, marrëdhëniet e mira me shokët e shoqet e punës, për ndershmërinë dhe drejtësinë që do ta shoqëronin në të gjitha detyrat e postet me rëndësi më vonë. Në asnjë rrethanë dhe asnjëherë dera e zemrës dhe shpirtit human të Bajram Nezës dhe e zyrave që ndërroi nuk do të mbyllej për asnjë hallexhi kukësian, tropojan … gramshiot, e deri në çastet e fundit të jetës kur dhjetëra e qindra bashkatdhetarë hynin e qilnin tek banesa e tij në Nju Jork, apo tek B-4-21 i Jacoby Hospital.

Si gjithnjë që ditën që u njohën për herë të parë e deri në çastet e fundit nuk iu nda nga shpirti as nga koka e krevatit bashkëshortja e tij shembullore Nënë Zoja, djali Agroni, mbesat e tij dhe krejt familja e fisi i nderuar i Nezajve, miqtë e shokët e punës, apo të jetës në Nju Jork nga anembanë Shqipëria.

Bajram Nezajn gjithnjë do ta gjeje me shokë e miq të njohur herët apo të ditëve të fundit, sepse Bajram Nezaj nuk dinte të bënte armiq, por vetëm shokë e miq, virtut e vlerë që e trashëguan edhe dy djemtë e tij Agimi, dritë pastë…  tani përsëri si dikur në gjirin e të atit, ashtu edhe Agroni.

Bajram Nezaj është nga ata shqiptarë të rrallë që asnjë sistem, as kohë e vështirë, apo me diell të rremë nuk ia ndryshoi as ia dobësoi tiparin themelor të çdo qënie njerëzore, humanizmin- njerzillëkun me njerëzit, me të njohur apo të panjohur.

Bajram Nezaj luftoi dhe u përpoq që çdo nxënës i shkëlqyer, apo shumë i mirë të shkonte në shkollë duke parë biografinë e mundit dhe zgjuarsisë së tyre, dhe jo jetëshkrimin e shumë prej atyre “që për një viç a një kec i zuri nata jashtë”, e aq më pak, të atyre që për inate personale apo qejf-mbetje të vjetra për pesë pare spec, shfrytëzonin fuqinë e pushtetin e shtetit për hakmarrjen e vetit, duke shtuar rradhët e “të prekurve” nga “ armiqtë e klasës”.

Bajram Nezaj është një shembull që duhet ndjekur nga çdo shërbëtor publik e lider politik, apo shtetëror, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, në trevat shqiptare në Maqedoni apo Malësi, por kudo në Botë për trajtimin e njeriut si njeri e me njerzillëk, me humanizëm për të pakësuar e jo shtuar “të prekurit” e të lënduarit dje nga spastrimi etnik e “lufta e kllasave” e sot nga babëzia e korrupsioni, nga zvetënimi moral e njerëzor, degjenerimi moral e shpirtëror.

Edhe “armikun e kllasës”, Bajram Nezaj u përpoq ta bënte mikun e kllasës, sepse ne shqiptarët nuk kishim nevojë për ideologjinë e stepave ruse e gjeorgjiane, as hitleriane…

Sepse ne shqiptarët si komb në tërësi, e sidomos ne tropojanët ishim dhe jemi aq pak në faqen e Botës sa kemi nevojë për miqësi e jo armiqësi, për vëllazëri e jo përçarje, për krahë, e jo bërryla ndaj njëri-tjetrit,

Bajram Nezaj është nga ata shqiptarë që me veprimtarinë e jetën e tij, me aq mundësi e hapësirë që pati në atë e në këtë kohë i dha fytyrë njerëzore e qytetare, demokratike edhe asaj edhe kësaj kohë të vështirë… Dikush e quajti liberal! Dikush e quajti “revizionist”. Ndonjë edhe titist… Por Bajram Nezaj gjatë gjithë jetës së tij mbeti një tropojan i nderuar dhe i madh, dhe një shqiptar i devotshëm në shërbim të popullit e vendit të vet!

Ne shqiptarët kemi një superklas e superideologji – Shqiptarinë.

Bashkimi bën fuqinë!

Përçarja bën kërdinë!

“Në luftën midis vëllezërve ka vetëm të humbur”, siç ka thënë Akademiku i Shqiptarizmit, Rexhep Qosja me të cilin ai është takuar gju më gju pranë monumentit të Bajram Currit në qytetin me emrin e tij.

Siç na thoshte babai ynë i nderuar, Ram Dega, ish-koleg i Bajram Nezës në qeverisjen vendore në Tropojë: “Nuk ka njeri më të lig e më të poshtër se ai që e keqpërdor fuqinë e shtetit për hakmarrje ndaj tjetrit”

Bajram Nezaj ishte jo vetëm shembull drejtësie dhe humanizmi, por edhe model i ndershmërisë dhe përkushtimit në çdo hap e në çdo vend ku punoi, jetoi apo veproi, për ç’ka ka një meritë të veçantë edhe Penelopa e tij, bashkëshortja e tij, Zoje Nezaj Hajdarmataj.

Bajram Imer Nezaj është edhe simboli i pa përlyer e i pa cenuar i atdhetarisë së tij, ku mjaft nga djemtë e fisit Nezaj përkrahën dhe u radhitën në luftën çlirimtare në Kosovë, duke rrezikuar edhe jetën e vet, ashtu sikurse gjyshi e stërgjyshi i tyre Ali Ibra ka qenë një nga prijësit e saj kundër politikës së “Tokës së Djegur” dhe terrorit shtetëror serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, me të cilën Tropoja historikisht ka qenë e lidhur si mishi me thoin me luftetarët e saj të lirisë, ç’ka e tregon vet sinonimi i saj si Malësia e Gjakovës.

Midis tyre shkëlqen veprimtaria e djemve të tij Agronit dhe dërgimin e ndihmave për popullin e Kosovës, dhe Agimit me mbretërit e mass-medias amerikane e britanike si: CNN, “The New York Times”, BBC, ASPRESS…

Është e vështirë të gjesh një tropojan si Bajram Nezaj që ka zbatuar aq mirë modelin francez: “Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogël”. Bajram Nezaj asnjëherë e në asnjë rast nuk e shkëputi nga Shipshani dhe vellëzerit e tij aty dhe asnjëherë nuk i harroi bashkëfshatarët, bashkëvendasit e tij kudo jetoi e veproi.

Bajram Nezaj ka bërë për Nezajt aq shumë sa i ka të rrallë shokët edhe midis vetë Nezajve, në gjirin e të cilëve kemi edhe hallën tonë, Sabrien dhe djemtë e çikat e saj shembullore….

Qysh sot, me 17 dhjetor 2019 jo vetëm Nezajt e Shipshani, por mbarë Malësia e Gjakovës e lisave të mëdhenj si Mic Sokoli, Ali Iber Nezaj, Bajram Curri, Tahir Sinani… kanë një lis të madh më pak. Lisin e madh, Bajram Nezaj!

Bajram Nezaj na mungon qysh sot vetëm fizikisht. Po sa më shumë kohë do të kalojë, aq më shumë do të rritet nderimi dhe vlerësimi për këtë lis të madh që ka lëshuar rrënjët e tij nga  Keshi i Vujkut e Pojana deri në Gramsh e Konispol, nga Uji i Ftohtë e deri në rrënjët e Rozafës, nga Nju Jorku e Uashingtoni e deri në Pekinin e largët, ku si student që kisha dy vjet pa takuar as folur në telefon me prindërit, vëllezërit e motrat e mia, Bajram Nezaj më solli jo vetëm ata, por edhe aromat e bjeshkëve përrallore dhe bukuritë fantastike të Shtojzovalles sonë të pashoqe në Botë, Malësisë së Gjakovës.

Gjurmët e Bajram Nezës do të mbeten të pashlyera në zemrat e shpirtin e secilit e të gjithë atyre që e njohën apo e takuan qoftë edhe njëherë të vetme!

Bajram Nezaj është e do të jetë midis nesh sa të jemi edhe në brezat e ardhshëm, Skivjanat a Ergiat, Adonisat, Edonat, e trashëgimtarët e tyre!

Kur i putha dorën vetëm 48 ore para nisjes së udhëtimit të tij drejt qiellit, drejt Parajsës së vetëgarantuar, drejt Agimit e Besnikut tonë vetëm 2 vjeç, vëllai Agimi më thotë si të erdhi një gjest i tillë që ti nuk e ke në natyrën tënde iu përgjigja: – M’u kujtua takimi në dhomën 29 të katit 17 të Hotel Pekinit kur bëra të njëjtën gjë, sikur të ishte babai im Rama dhe uroj që të mos jetë hera e fundit, që në fakt duket shumë afër… Ikëm të dy me buzëqeshjen e tij dhe atë lëvizje të dorës, sikur po na thoshte “Lamtumirë…!”

Në fakt Agimi e vizitoi edhe njëherë tjetër dhe më thotë: Dukej pak më mirë dhe më tha edhe Agroni, që i qëndroi tek koka deri në frymën e fundit bashkë me Zojën e nderuar.

Mirupafshim Bajram Nezaj e të fala babait tonë dhe ma përqafo fort sivëllain tonë Agimin, ku do vimë të gjithë një ditë!

Mirupafshim Bajram Nezaj!

Njerëz si ti nuk kanë “Lamtumirë”!

SHËNIM: Shkruar me datën 17 Dhjetor 2019 në orën 6:15 të mëngjesit në trenin Metro North Larchmont- GCT Nju Jork. Përditësuar sot, më 19 dhjetor 2019, në ditën e përshëndetjeve të tij nga qindra e mijëra tropojanë e shqiptarë kudo që jemi.

Etiketat e lidhura

Bajram Nezaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.