Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Melankolia”, klithmë dhimbjeje

Kultura E mërkurë, 17 Mars 2021 22:16
“Melankolia”, klithmë dhimbjeje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

NGa Ilir Muharremi*
Një ditë të gjithë do të vdesim. Si fillim do t’i mbyllim sytë, zemrën do ta vëjmë në gjumin e përjetshëm, veshët do të kemi dëshirë t’i mbajmë hapur për t’i dëgjuar të gjallët se çfarë halli çajnë për ne. Do të ikin bashkë në parajsë, e ta takojnë babin e tyre sepse i ka marrë shumë malli. Këtë premtim e kanë bërë nëna dhe dy vajzat e saja. Babai i tyre u vetvra. Mungesa e tij tundoste shpirtin e kësaj famlije të cilët të lodhur nga dhimbja gërryenin muret, librat, pasqyret dhe veten. Drejt portës së parajsës u nisë njëra nga motrat, pastaj edhe nëna e si për ironi fati në mes të rrugës ngeli motra tjetër. Ajo pret lajme nga parajsa nga familjarët, përshkrimin estetik të cilën kurrë nuk do ta gjente në këtë tokë të mallkuar meçrast bota materiale, makutëria, idiotizmi, lufta për pushtet, shkejlja e të dobëtit po na vret të gjithëve pak e nga pak. Milionerët me barkun plot, të varfërit me barkun bosh!
Shpirti i saj është bërë si llambë e lodhur me ndriçim të zbehtë e me forcë të madhe. Dritaret i lëkunden, suvaja në murë çahet sapo dëgjon zërat e të zhdukurve që po kërkojnë drejtësi. E dremitur dhe e lodhur në karrigen e kuzhinës, në këtë rutinë ditore ajo ndjen tundje e goditje në zemër si një peshë e rëndë shkëmbi i shkëputur prej honit. Në shpirt i ndjenë të humburit e saj, por nuk është e brishtë, qëndron e fortë duke mbledhur të gjitha forcat në vetvete që t’i mposhtë dhimbjet. Në këtë ferr ajo pëjeton ulërima, duhet të ndjejë kurajo për të shtyr këtë copë jete prej hile. Vëren shpesh duart që zgjaten të familjarëve për ta përqafuar. Ndërkohë dridhjet e shpirtit janë të forta, klithmat e të vdekurve të përjetësuar përkëdhelen nga dhoma e kuzhinës dhe pjatat e familjarëve të mbushura qëndrojnë mbi tryezë. Presin dhe vetëm presin. Ajo nuk është prej atyre që kërkojnë ndihmë, nuk është prej atyre që qajnë, ulërijnë e përplasin kokën përtoke nga dëshpërimi. Ajo është grua e fortë me nje shpirt prej heroine. Ajo është Ferdonija.
Shpirtërat e dërmuar të lodhur nga jeta dhe parajsa i ngjajnë skulpturës “Melankolia” e skulptorit Albert Gyorgy. Skulpturë e pikëlluar, e plotë përmes zbrazëtirës, e dhimbshme që të shpie drejt përjetimit të thellë të mirëfilltë, dhe çdo ditë t’i shqyen copat e shpirtit. Skulptura bëhet pjesë e jotja, edhe ti pjesë e saj. Skulptori ka humbur fëmijën e tij, dhe shpirti i tij ka lundruar bashkë me fëmijën, sikur që unë tashmë po e vështroj. Përballë kësaj skulpture copëzat e shpirtit dërmohen, dhe çdo pjesë fillon të vdesë nga pikëllimi. Pjesa e zemrës udhëton drejt parajsës dhe la një vrimë të madhe, vrimë që shpoi trupin e skulpturës. E njëjta gjë ndodh me secilin që humb fëmijën ose dikënd të afërm.
Pozita e uljes së skulpturës koka drejt tokës portretizon bashëllëkun që na trashëgoi hidhërimi. Stoli është i rrëzuar, vepra nuk mund të klithë më, është e gozhduar përballë fatit të errët jetësor, na rikujton se të gjithë sëpaku njëherë jemi ndjerë të humbur dhe bosh në momentet e jetës. Vepra është errët sikur fatet e personazheve sipër në tekst, por shërben si një lloj komoditeti për ata që kanë përjetuar humbje dhe identifikohen me këtë skulpturë. Kësaj skulpture i mungojnë nuancat e parajsës, lumturia e padukshme sipër kokës, tregimet për jetën e përjetshme dhe gjendjen e mirë të fëmijës, ose plakjen apo mos plakjen e tij, raporti ndërmjet botës së tejdukshme, fantazmës njeri.
Të vuajmë, të vuajmë, të klithim nga dhimbja sepse do të çlirohemi për një moment nga kjo jetë e brishtë dhe famkeqe. Skulptura ka një kompozcion mungesë shprese që ka të bëjë me dëshpërimin, pakënaqësinë e ndërgjegjës. Gjithçka aty është e shkatërruar, e zhdukur, avulluar. Në momentin kur pranojmë të jetojmë, duhet ta paguajmë haraçin. Një njeri i vuajtur është i pashpresë e i ndërgjegjshmë për këtë gjë, nuk i përket më së ardhmes. Kjo është e natyrshme. Por është normale që të përpiqet për t’u shkëputur nga universi dhe fatëkeqësia e krijuar, të udhëtoj drejt parajsës t’i takoj më të dashurit.
*Kritik i artit

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.