Koncert: Merita Halili dhe Ansambli Popullor

Bilbili i muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, Merita Halili, e vendosur në SHBA, është gjithmonë me mendjen ne Shqipëri dhe dëshirën për të qenë pranë publikut shqiptar.

Viti i kaluar qe një festë e muzikës popullore për publikun e Tiranës që ndoqi koncertin e saj dhe Ansamblit Popullor, “Lule t’bukra ka Tirona”, të mbajtur vitin e kaluar.
Atmosfera e këtij koncerti, vjen sonte dhe nesër për të gjithë, nëpërmjet transmetimit on line në kanalin e youtube të TKOBAP-së dhe livestream ne faqen e TKOBAP-së në facebook, si pjesë e sezonit artistik “Opera me pizhama”.

SHKARKO APP