Miron Kotani: Në festival nuk marrin pjesë këngëtarët big, nuk konkurron as Arilena Ara
Festivali i Këngës i 59 i Këngës në RTSH, për herë të parë nuk do të mbahet në Pallatin e Kongreseve. Ende pa nisur mirë gara, kanë dalë edhe kritikat e para. Miron Kotani, autor këngësh e instrumentist i njohur thotë se shumë prej emrave të dëgjuar të muzikës shqiptare, nuk do të jenë pjesë e këtij festivali.
Juliana Pasha, Eranda Libohova, Elsa Lila, Redon Makashi, Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi, Olta Boka, Elhaida Dani, Altin Goci, Elvana Gjata, Ledina Celo, Kejsi Tola, Adrian Trebicka, Jonida Maliqi, Eugent Bushtpepa, Hersiana Matmuja, Elton Deda, etj shkruan ai, nuk do të jenë pjesë e këtij festivali. E jo vetëm kaq, por as fituesja e festivalit të fundit të këngës në RTSH nuk është pjesmarrëse në festivalin e ri.
“Edhe këtë vit, fituesi i një viti më parë “braktis” eventin ashtu sic kanë bërë gjithë fituesit interpret që nga epoka apo era “Eurosong” (një arsye e fortë kjo pse Eurosong shkatërroi traditën e festivalit të këngës shqipe”.-shkruan Miron Kotani.